LAJMI I FUNDIT:

Identifikohet molekula e cila shkakton ndenjën e kruarjes

Identifikohet molekula e cila shkakton ndenjën e kruarjes

Shkencëtarët nga Instituti nacional amerikan për shëndet në Maryland kanë zbuluar se për ndenjën e kruarjes është fajtor molelula Nppb, ndërsa zbulimi i saj sjell shpresë për shërimin e psoriazës dhe ekzemës.

Molelula quajtur Nppb ose Poleptid natriueretik, shkruan National Geographic, vjen nga zemra dhe prej aty kontrollon tensionin e gjakut duke rregulluar sasinë e natriumit të cilën e lëshojnë veshkat.

Ata pohojnë se ky zbulim zgjon shpresën për krijimin e terapive efikase të gjendjeve të ndryshme të lidhura me kruarjet, sie kzema, psoriaza dhe sëmundjet e tjera të ndryshme. Po ashtu konsiderojnë që kjo do të mund të bllokonte efektet e pakëndshme anësore të kruarjes tek të sëmurët që marrin terapinë për kancer ose atyre në dializë të veshkave.

Skenimi i trurit ka treguar që ndjenja e kruarjes aktivizon rajone të ndryshme përgjegjëse për reaksionet kompulsive, mendimet e papërshtatshme dhe ndjenjat, për ç’arsye e kemi të papërmbajtshme nxitjen për t’u kruar.


“Me të vërtetë është e pazakonshme që molekula Nppb vjen nga zemra dhe prej aty kontrollon tensionin e gjakut duke rregulluar sasinë e natriumit të cilën e lëshojnë veshkat, por kjo vetëm dëshmon se sa kompleks janë organizmat tanë dhe që secila molekulë ka role të shumëfishta”, – ka përfunduar autori i studimit, gjeneticisti molekular Mark Hoon. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori