Idealizmi: Tre idealistët; me kapitull të mbaruar ose të papërfunduar
Përpjekja për liri është shtysë e secilit popull i cili është nën okupimin politik e ushtarak dhe nën hegjemoninë e një vendi tjetër. Kjo përherë ishte përpjekje e shqiptarëve e trasuar gjatë, shumë gjatë në trasimin e rrugës për liri gjatë gjithë historisë së tyre. Prandaj në këtë rrafsh edhe historia nxjerr personalitete të mëdha, kreative dhe politikan të cilët çmohen për intelegjencën e tyre apo edhe kritikohen ashpër prej atyre të cilët veprimet e tyre nuk i shohin si të qëlluara apo edhe tejet negative. Në këtë histori më të re ndoshta disa mund të pajtoheshin me tre idealistët në kontekstin politik; Albin Kurtin, Adem Demaçin dhe Rexhep Qosjen. Njëri veprues duke trasuar individualitetin e vet politik përmes Vetevendosjes ndërsa dy të tjerët edhe pse gati të pensionuar kaherë shohim që aty këtu bëjnë ndonjë përpjekje politike. Që të tre i bashkon një ide politike, të cilët edhe intencionalisht nëpër kohë të ndryshme kanë dhënë kontributin e tyre politik rreth unifikimit kombëtarë apo bashkimit në një shtet të vetëm, në atë të Shqipërisë. Pastaj ajo që i përafron është disidenca e tyre.
Adem Demaçi (baca) për shkak të bindjeve dhe ideologemës së tij të veçantë politike, në kontekstin kohor kur proklamimi i tij edhe vetë në aspektin kohor ishte problematike futet në burg sepse vetvetiu demistifikonte historinë serbe rreth Kosovës. Përherë mbronte dinjitetin kombëtarë e historik, edhe atë në mënyrë të hapur. Prandaj edhe nëpër gjykatoret serbe. Angazhimi i tij politik ishte bashkimi i Kosovës me Shqipërinë.
Rexhep Qosja (plaku i urtë), përherë merrej si ideologu i bashkimit kombëtarë. Ndaj edhe me veprat e tij me diskurs politik artikulonte këtë ide politike. Arsyetimi i tij: Shqipëria pa Kosovën dhe Kosova pa Shqipërinë nuk mund të bëjnë, sepse që të dyja bashkë kanë fuqi më të madhe politike.
Disidenti më i zëshëm nga të dytë madje është Albin Kurti. Derisa Demaçi dhe Qosja aktivitetin politik e ushtruan në një kontekst tjetër politik ku disidenca ishte më afër mendsh të zhvillohej sepse hegjemonia dhe shtypja sistematike ndaj shqiptarëve po përfortësohej, Kurti edhe pse në kohë më të vështira për të arritur diskursin e disidencës mundi të krijonte kreativitetin e tij politik duke dalë hapur kundër proceseve të dëmshme politike për Kosovën. Për këtë u ndjek e u përndjek, e u burgos me dhjetra herë!
Që të tre, nëpër kohë të ndryshme aktivitetin politik e ushtruan hapur, na i thanë mendimet e tyre pa menduar se a do të na pëlqejnë apo jo. I thanë pa pasur frikë. Ndaj nuk iu nështruan askujt!
Trasuesi i disidencës politike; Albin Kurti
Qysh nga fillimi, në demonstratat e studentëve, si sekretar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si aktivist i KAN-it dhe në fund si aktvist i Lëvizjes Vetëvendosje, Kurti tregoi individualitetin e vet politik. Me veprimet e tij politike ai u shkëput nga kopeja, politikës që zhvillohej në Kosovë dhe krijoi diçka të re; disidencën jo të rëndomtë. Me aksionet e tyre të para, me performanca tejet artistike ai së bashku me aktivistët tjerë arrestoheshin sepse idetë politike të tyre nuk përafroheshin madje, në korrelacin me atë të politikës së përgjithshme që zhvillohej në Kosovë.
U bë disidentë sepse nuk iu la fjala e lirë, u bë i tillë sepse nuk e lanë që ta demonstronte pakënaqësinë politike. E burgosën, dhejtra herë pra e bënë disidentë. Disidentë ishte në kohën e “ftohtit të madh”, e ribënë sërish në epokën e “demokracisë”… Derisa Demaçi dhe Qosja disidencën e tyre e shprehën në kohën kur Kosova përgjakej, Albini këtë rrugë e trasoi edhe më tej. Ai veproi edhe kur lufta e Ushtrisë Çlirimtare përfundoi…
E ardhmja ose sofra e përbashkët e idealistëve
Paramendojeni sikurse Demaçi, Qosja dhe Kurti përmes Vetevendosjes t’i artikulonin idetë politike në rrafshin e bashkimit kombëtarë do të ishte një hibridizim i njëtrajtshëm i disa personaliteteve të mëdha politike. Ndoshta që të tre do të formonin “grupin lider të bashkimit”, në krye me disidentin më të ri, Albin Kurtin. Ata shumë përgjegjshmërisht do të përfaqësonin politikën nacionale të Kosovës. Me shumë sinqeritet do të mund të ishin model të kësaj politike, të këtij fragmentimi politik! Secili në vete mbart një personalitet, një subjekt të veçant ideologjik dhe politik, ndaj dhe një grupim model të disidencës në Kosovë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
"Askush nuk është i sigurt", Kanada i dërgon botës një paralajmërim për Trumpin

E etiketojnë si 'modele', reagon gruaja e re e Feros, Nita Bajrami: Unë kam karrierë akademike

I dërguari i Trumpit largohet nga Moska pas një takimi me Putinin - ai ka një mesazh të rëndësishëm për SHBA-në

Gjesti vazhdon ngacmimet ndaj Vserlos, kësaj radhe ia fut kokën në thes

Ditë e re, provokim i ri për të mos reaguar - kësaj radhe në shtëpinë e BBVA futet Livia për të zgjuar banorët nga gjumi

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës