LAJMI I FUNDIT:

Ibrahim Domi, trajneri i ri i Vëllaznimit

Ibrahim Domi, trajneri i ri i Vëllaznimit

Klubi futbollistik i Vëllaznimit, ka arritur marrëveshje me trajnerin Ibrahim Domi, i cili do ta drejtojë skuadrën gjatë stinorit pranveror të Raiffeisen Superligës.

Marrëveshja mes Domit e drejtuesve të Vëllaznimit është arritur të enjten. Domi ka përvojë të mjaftueshme si trajner, pasi që në të kaluarën ai ka drejtuar disa skuadra kosovare, ndërsa ka punuar edhe jashtë vendit.

Kujtojmë se të dielën, Malsor Gjonbalaj dha dorëheqje nga posti i trajnerit të Vëllaznimit.

Skuadra gjakovare në pranverë do të startojë nga pozita e nëntë. Nga 17 ndeshjet e pjesës vjeshtore të kampionatit ata kanë mbledhur 17 pikë./Telegrafi/