LAJMI I FUNDIT:

Ibra: Suedia e meriton KB-në më shumë se Portugalia

Ibra: Suedia e meriton KB-në më shumë se Portugalia

Kapiteni i Suedisë, Zlatan Ibrahimovic, beson se përfaqësuesja e tij e meriton më shumë se Portugalia kualifikimin në Kampionatin Botëror 2014.

Sulmuesi i PSG-së do të vihet përballë superyllit të Real Madridit, Cristiano Ronaldo, në dy ndeshjet e ‘play-offit’, ndërsa vetëm njëra përfaqësuese do të marrë vizën për në Brazil.

“Kemi pasur ndeshje të vështira gjatë kualifikimeve, por ato vetëm sa na kanë stimuluar”.

“Portugalia është ndoshta favorit duke shikuar skuadrën e tyre dhe lojtarët individuale, por ne ishim të dytët në një grup ku bënte pjesë Gjermania, prandaj meritojmë më shumë që të shkojmë në Brazil”, u ka thënë 32-vjeçari gazetarëve.


Sfida e parë zhvillohet në Benfica (15 nëntor), ndërsa ndeshja kthyese në Stokholm (19 nëntor). /Telegrafi/