Telegrafi

“Ibra dhe Mourinho, si Ferguson dhe Cantona”

Legjenda e Manchester United, Paul Ince, thotë se tifozët do të ishin të ngazëllyer që të shohin tandemin Ibrahimovic – Mourinho në Old Trafford.

Ince ishte pjesë e ekipit të Fergusonit, ku ishte pjesë edhe Eric Cantona.

“Kur shikonit formacionin tonë me përplot figura burtrërore si Cantona, Keane, Robson dhe Schmeichel, vërtet keni mundur të kuptoni se ky është ekip i fortë. Një ekip me fitues”.

“Më pas ka qenë edhe Ferguson në stol. Mendoj se ne kemi mposhtur shumë ekipe pa filluar loja. Kishte mentalitet fitues dhe kemi frikësuar kundërshtarët”.

“Kjo aurë u zhduk sezonet e fundit. Ekipet mund të marrin lehtë tri pikë në Old Trafford. Askush nuk frikësohet kur shkon te United”.

“Mourinho është më i afërti me Fergusonin. Askush nuk është më i mirë se Mourinho. Ai është njeriu që ka pasur nevojë United”.

“Ibra ka figurën e Cantonas, dhe triqet e tij. Ai mund të bëjë gjëra që ai ka bërë. Nuk dua megjithatë që bashklojtarët të ndihen inferiorë ndaj tij”, u shpreh Ince. /Telegrafi/