LAJMI I FUNDIT:

“I forti” i Vlorës kërkon lirimin nga burgu

“I forti” i Vlorës kërkon lirimin nga burgu

Fotaq Zaharia, një prej emrave më të përfolur në botën e krimit, kërkon lirinë nga burgu. Nuk dihen ende arsyet që Zaharia ka kërkuar lirimin, por ka shumë mundësi të kenë lidhje me gjendjen e tij shëndetësore.

Zahia, i cilësuar si “i forti” i Vlorës, i është drejtuar gjykatës së Tiranës me një kërkesë penale, me objekt lirimi i të burgosurit. Kërkesa është regjistruar dhe mban nr.1096 dhe do të shqyrtohet nga gjykatësi Gerd Hoxha.

Zaharia është dënuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda, për akuza si grabitje, pengmarrje, tentativë për vrasjen e policëve, raportoi BW. /Telegrafi/