LAJMI I FUNDIT:

I dobëti në konkurrencë

Jo vetëm Kosova, por edhe vende të tjera të Evropës Juglindore që e kanë kaluar periudhën e të qenurit i dobët, pra i përcjellur me dobësi të brendshme dhe konkurrencës së të tjerëve, pothuajse që të gjithë nga shpërbërja e sistemit komunist, vuajnë nga kjo sëmundje, e cila në shikim të parë të krijonte përshtypjen se mund të jetë e pashërueshme, sepse strukturat ekzistuese dhe ato që përgatiteshin për marrjen e përgjegjësive për ta udhëhequr vendin e tyre, nuk ishin të përgatitura sa duhet për t’i lëvizur proceset e zhvillimit as si duhet e as sa duhet.

Të gjitha arritjet e dikurshme të shoqërive komuniste të “stërfryra” nuk mjaftuan që t’i përgjigjen kërkesave të rendit të ri demokratik, dhe, nën presionin e madh të nevojave dhe problemeve të akumuluara me vite të tëra, disa nga vendet e Evropës Juglindore ka qenë të sfiduara për të ecur vertikalisht.


Një fjalë e urtë thotë se zgjidhja e problemeve fillon pikërisht atëherë kur pranohet realiteti me gjithë të mirat e këqijat e veta. Para kësaj domethënie logjike të fjalës së urtë, disa shoqëri postkomuniste të udhëhequra më shumë me nostalgjinë e së kaluarës dhe mungesën e vizionit për të sotmen, ose kishin vendnumëruar ose u mbërthyen nga përplasjet e brendshme (Shqipëria), që quan deri në zhbërjen e institucioneve dhe sërish u kthyen tek pika zero.

Një kontribut për të mirë apo për të keq e kishin dhënë lidershipet e atyre partive politike që ose nuk i kishin freskuar strukturat e tyre me njerëz me ide të reja, sidomos nga ajo kategori e elitës, njerëz që shquheshin me një pjekuri politike, tepër të rëndësishëm për periudhën e kthesave të mëdha, ku duhet të dëshmohet një kulturë politike, përgjegjësi e harmonizuar me nivelin e problemeve të shfaqura në vend, si dhe guximi për ndërmarrjen e iniciativave pa pasur nevojë që gjithnjë të ecësh nga presionet e brendshme apo të jashtme.

Vendet si Kosova ende janë duke u përballur me konsolidimin e institucioneve dhe funksionalizimin e shtetit brenda kornizës ligjore, proces ky i cili mund të konsiderohet se është fondamental dhe arritja më e madhe e një shoqërie. Brenda kësaj kornize ligjore nuk ka vend për faktorë të tretë, sepse kjo do ta qonte shtetin në rrugën e dështimit.

Në kuadër të strukturës socio-ekonomike, resurseve natyrore dhe humane, shoqëritë me arsimim të lartë dhe kualitete të dijes janë burim më i besueshëm që mund ta shpëtojnë një vend dhe që dinë t’i hartojnë planet me objektiva zhvillimore dhe strategjike.
Sado që për vetveten mund të flitet në superlative si në aspektin sasior për numrin e njerëzve të arsimuar, ky numër rrezikon të mbetet shifër, kur matet shkalla e besueshmërisë. Ne që bartim kapacitetet e dijes dhe i krahasojmë me nivelin evropian dhe botëror mund të mos ndjehemi mirë. Në këtë rrafsh ende kemi një shpërputhshmëri, sepse kur kësaj i shtohet marrja pjesë në konkurrencën e dijeve në nivel të tregut global të cilën e manifestojnë shoqëritë e sotme, kjo e përkthyer në gjuhën e praktikës dëshmon se jemi ende në mësim-nxënie për ta pasuruar njohjen me të gjitha informacionet relevante prej të gjitha shkencave multi-disiplinare, njohje kjo që na e bën të mundur jetësimin e projekteve me efekte ekonomike dhe dobiprurëse.

Sindromi të imituarit pa qenë vetvetja thellon dhe keqëson pozicionin e të qenurit i dobët karshi vendeve që ecin më natyrshëm në rrjedhën e historisë së ndërtimit të shtetit dhe institucioneve.

Shteti i Kosovës i motivuar nga ndryshimet e pasluftës, ka bërë kapërcime të “nxituara” në disa fusha, duke lënë pas vetës “vakum” në plotësimin e disa standardeve që kanë qenë e nevojshme në rrafshin nacional dhe parakusht për integrime evropiane.

Një kujdes i veçantë duhet t’i kushtohet sistemit të marrjes së dijeve në institucionet dijedhënëse, qofshin ato publike apo të licencuara, më qëllim që mos degradohet kategoria e dijes, sepse tani para vetës kemi tri sfida të mëdha në këtë drejtim, arsimimin e shoqërisë, përballjen me tregun e punës dhe konkurrencën e jashtme, tri komponente tepër të qenësishme. Varësisht se si i përkushtohemi, këto mund ta dobësojnë dhe njëkohësisht ta forcojnë pozitën e shoqërisë.

Në trend

Më shumë
Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Evropa
Real Madrid, kampion i La Ligas për herë të 36-të në historinë e klubit

Real Madrid, kampion i La Ligas për herë të 36-të në historinë e klubit

La Liga
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
“Nëse jemi këtu, është për shkak të tij”, Ancelotti i jep merita top yllit të ekipit për suksesin e Real Madridit

“Nëse jemi këtu, është për shkak të tij”, Ancelotti i jep merita top yllit të ekipit për suksesin e Real Madridit

La Liga
Katër gjërat pozitive në fitoren e Real Madridit: Guler shet bileta, Bellingham ‘Pichichi’, kthehet Cortuois dhe Modric me 'kontratë' të re

Katër gjërat pozitive në fitoren e Real Madridit: Guler shet bileta, Bellingham ‘Pichichi’, kthehet Cortuois dhe Modric me 'kontratë' të re

La Liga
Kalo në kategori