LAJMI I FUNDIT:

I dehuri parkon para stacionit policor

I dehuri parkon para stacionit policor

Policia në qytetin Wetaskiwin në perëndim të Kanadasë nuk ka pasur nevojë të lodhet shumë për të arrestuar një vozitës të dehur gjatë fundjavës, pasi ai e kishte parkuar automjetin e tij afër zyrave të policisë dhe po bredhte brenda stacionit policor.

Një polic e zbuloi këtë person brenda stacionit të policisë, të shtunën në mëngjes, kur kishte hyrë brenda për t’u përgjigjur në një thirrje telefonike. Edhe pse zyra e policisë ishte e mbyllur, korridori ishte i hapur.

"Rreth 3 metra para derës tonë kryesore ishte një automjet i parkuar. Xhentëlmeni kishte hyrë në korridorin e përparmë dhe jepte indikacione se ishte i dehur", ka thënë kryeshefi i policisë, Mark Scheck, të mërkurën.

"Po në atë moment ne e arrestuam … është bukur e pazakontë", ka thënë ai për Reuters nëpërmjet telefonit nga Wetaskiwin, rreth 72 kilometra në jug të Edmontonit – Alberta.


Burri 28-vjeçar është paditur për vozitje në gjendje të dehur.