LAJMI I FUNDIT:

Hysi hap tjetër drejt titullit

Hysi hap tjetër drejt titullit

Në javën e 31-të në Raiffeisen Superligën e Kosovës në futboll, skuadra e Hysit ka shënuar fitore tejet të vështirë para tifozëve të vet kundër Besës, me rezultat 1:0, duke e ruajtur epërsinë prej katër pikësh ndaj Prishtinës.

Golin e fitores llapjanët e shënuan nga pika e bardhë në minutën e 80-të nëpërmjet Mentor Zhdrellës, pasi gjyqtari Muhedin Ferati e vlerësoi ndërhyrje të palejueshme një rrëzim të kapitenit të vendasve në zonën e mysafirëve.

Me këto tre pikë Hysi praktikisht ka siguruar titullin e kampionit, megjithëse i duhet ta fitojë edhe ndeshjen e radhës para tifozëve të vet kundër Trepçës ’89.

Prishtina ka arritur ta përmbysë epërsinë fillestare të Lirisë, duke shënuar fitore 3:1. Karahoda e kaloi skuadrën prizrenase në epërsi, në minutën e 37-të, por më pjesën e dytë prishtinasit siguruan fitoren me golat e shënuar nga Isuf Llumnica (49’ e 51’ dhe Saliagiq (53’).


Fitore tejet të vlefshme në luftën për mbijetesë ka regjistruar Vëllaznimi në Mitrovicë, duke e mposhtur Trepçën’89, me rezultat 2:1.

Raiffeisen Superliga

Prishtina – Liria 3:1
Flamurtari – KEK-u 1:0
Hysi – Besa 1:0
Trepça’89 – Vëllaznimi 1:2
Ballkani – Ferizaj 5:1
Drenica – Trepça 3:1

Tabela

1.Hysi 31 22 3 6 68:34 69
2.Prishtina 31 20 5 6 55:23 65
3.Liria 31 12 8 11 52:44 44
4.Besa 31 12 7 12 45:40 43
5.Trepça 31 11 9 11 37:39 42
6.Drenica 31 12 5 14 40:38 41
7.Trepça”89 31 11 7 13 37:40 40
8.KEK-u 31 11 7 13 42:48 40
9.Ballkani 31 10 8 13 34:45 38
10.Vëllaznimi 31 10 5 16 36:51 35
11.Flamurtari 31 9 6 16 32:44 33
12.Ferizaj 31 7 8 16 28:60 29

/rtk/telegrafi/