Gjatë qëndrimit në Strasburg, ministri i Jashtëm i Republikës së Kosovës, Skender Hyseni, pati një varg takimesh me eurodeputetë nga disa vende evropiane.
Hyseni është takuar me Jacek Saryusz-Wolski, kryetar i Komisionit për Politikë të Jashtme të Parlamentit Evropian, të cilin e ka njoftuar për “përparime të dukshme në Kosovë, ndërtimin e institucioneve demokratike dhe në funksionalizimin e tyre, për të qenë në shërbim të plotë të të gjithë qytetarëve të Kosovës së pavarur, pa marrë parasysh përkatësinë etnike të tyre”.
Hyseni po ashtu ka njoftuar atë për përpjekjet që po bëjnë institucionet e Kosovës për akomodimin e pjesëtarëve të bashkësive etnike të Kosovës, e në veçanti të asaj serbe.
Ai ka kërkuar nga Satyursz-Wolski që Komisioni që drejton ai, por edhe Parlamenti Evropian në tërësi, të angazhohet edhe më tej për të ndihmuar institucionet e Kosovës në rrugën e fitimit të më shumë njohjeve për Republikën e Kosovës shtet të pavarur dhe sovran, duke filluar nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian që ende nuk e kanë njohur Kosovës.
Satyusz-Wolski ndërkaq, siç bëhet e ditur në një komunikatë të Ministrisë së Jashtme, e ka përgëzuar ministrin Hyseni për të arriturat e Kosovës dhe ka premtuar ndihmë edhe në të ardhmen. Ai ka përgëzuar Qeverinë për punën që po bën në planin e akomodimit të komuniteteve dhe ka kërkuar që këto përpjekje të vazhdojnë edhe më tej.
Në vazhdën e aktiviteteve në Strasburg, ministri i Jashtëm Kosovës ka takuar edhe Jose Ignacio Salafranca Sanchez-Neyra, koordinator i Grupit EPP-ED në Komisionin për Politikë të Jashtme në Parlamentin Evropian, pastaj Hannes Swoboda, nënkryetar i Grupit PSE dhe anëtar i Parlamentit Evropian dhe me Martin Kamp, sekretar i përgjithshëm i Grupit EPP-ED në Parlamentin Evropian.
Në të gjitha këto takime, ministri i Jashtëm i Kosovës ka kërkuar intensifikim të përpjekjeve për të bindur pesë vendet anëtare të BE-së që ende nuk e kanë njohur Kosovën. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAnalistët në Serbi: Trump do të insistojë në Marrëveshjen e Uashingtonit për dialogun Kosovë-Serbi
“S’përjashtohet si mundësi”, Joseph tregon nëse Trump mund ta mbyllë Gjykatën Speciale si hakmarrje ndaj Jack Smith
Raporti i ekspertëve për tekstet shkollore: Si dyshohet që u keqpërdorën 6.3 milionë euro?
Berisha i bindur: Trump do të ma heqë non gratën
Joseph: Raportet e Kurtit me administratën Trump do të ndikohen nga ato të kaluarat me Grenellin
Kurti në Norvegji takon mërgatën, u bënë thirrje të investojnë në Kosovë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Më të lexuarat
Florentino Perez planifikon t'i tronditë të gjithë me transferimin e janarit
Për herë të parë që nga nisja e luftës, Biden do t'i lejojë ekspertët ushtarakë amerikanë të riparimit të armatimit të shkojnë në Ukrainë
Barcelona është në prag të nënshkrimit të "kontratës më të mirë në botën e futbollit"
Kos: Të gjejmë rrugë të tjera nëse Kosova dhe Serbia s’pajtohen
Rezarti dhe Besforti përjashtohen nga Big Brother VIP Kosova 3
FBI dërgoi një paralajmërim: Përdoruesit e Gmail, Yahoo dhe Outlook janë në rrezik të madh