Hypermarketism
Kush jam unë? Pse jam UNË, unë? A duhet të jem ai që jam? Dëshirat dhe qëllimet e mia a duhet të frymojnë dhe të jenë në kohezion me grupin që unë i takoj? Domosdoshmërisht a duhet të kem identitet dhe Ai të jetë i vërteti, më i miri, Ai që unë kam? A duhet ta mbroj të kaluarën “tonë” dhe të luftoj apo vdes për identitetin apo përkatësinë të cilën unë e kam trashëguar? A kam ndonjë impakt në të gjithë këtë, ÇFARË, apo kush jam UNË sot? A duhet të jemi rigjid në përkatësinë apo identitetin tonë, pa marr parasysh kohën dhe rrethanat, asnjëherë mos të pësojmë ndryshime nga baza apo të jemi fleksibil ne lidhje me përkatësin tonë? Apo duhet të jemi të hapur ndaj vlerave dhe rrethanave të reja të cilat në kushtet e sotme janë më të sofistikuara dhe e bëjnë jetën më të lehtë? A duhet të jemi tradicional dhe konservativ apo më shumë liberal apo edhe ne variantin më të ri neoliberal ne pikëpamjet tona rreth të kaluarës dhe gërshetimit me të ardhmen?…. edhe shumë e shumë pyetje tjera më sillen rreth kokës dhe kërkojnë përgjigje.
Sa është e dobishme dhe e mirë, identifikimi dhe krijimi i ideologjive të cilat qëndrojnë prapa saj dhe e mbushin, plotësojnë, forcojnë identifikimin me vlera të cilat duhet të përcillen e mos të ndryshojnë nëpër histori, këtë fakt më së miri e ilustron krijimi i kombeve gjatë shekujve XVIII dhe XIX dhe luftërat mes tyre për dominim, asimilim apo shkatërrim me qëllim të pushtimit dhe sundimit ndaj atyre të cilët flasin, mendojnë, jetojnë apo besojnë ndryshe nga ata të cilët u pushtuan. Thuhet se gjatë këtij fenomeni që përshkoi globin me miliona njerëz vdiqën në emër të nacionalizmit apo kërkimit të identitetit të tyre, i cili gjithmonë dallon nga tjetri dhe është i veçantë në esencë.
Në shoqëritë e para apo tradicionale sipas Dyrkemit e shumë filozofëve tjerë shoqëria është përcjell me një solidaritet të fortë dhe të thellë mes individëve apo pjesëtarëve të grupit të cilën e quajtën Mekanik, formë e rregullimit social ku dëshirat dhe aspiratat e individit frymojnë në bashkëveprim dhe ndjesi me grupin, dhe grupi përbënte identifikimin në tërësi, në familjet e mëdha apo ato të cilat i njeh historia si kooperativa, ku ndarja e punës, organizimi dhe hierarkia ishte shumë më ndryshe dhe më komplekse nga pikëpamja mikrosociale se ajo sot në një botë tjetër, botë individuale ku personi apo individi është i shkëputur nga grupi, nuk jeton në bashkësi apo familje të madhe nuk frymon apo koekziston një lidhje më e ngushtë në aspektin e prezantimit, përfaqësimit apo qëllimeve dhe synimeve të përbashkëta, pra kemi një sistem ndryshe të marrëdhënieve shoqërore apo solidaritet Organik, sipas sociologëve dhe filozofëve, Dyrkemit, dhe bashkëmendimtarëve të tij, Weberit, Marksit etj. Pra sikur organet në një organizëm të cilët janë të specializuar për një punë të veçantë e cila në mënyrë zinxhirore krijon tërësinë apo plotëninë në veprim, ashtu edhe qasja individuale ka kuptimësinë e vet, por në përgjithësi, bashkësia e veprimeve individuale krijon tërësinë e kërkuar.
Thyerja e tradicionales bëhet me inkulturimin apo lëvizjen, migrimet e njerëzve drejt vendeve urbane nga ato rurale dhe “ikjes” nga kthetrat e konservatizmit dhe përkatësisë dhe ndikimit të madh social të grupit (familjes, fisit) me të cilin identifikimi i individit gjithmonë është bërë. Në rrethana të reja të cilat vet individi i krijon dhe synon me racion apo arsyeshmëri sipas Weberit të jetoj dhe të sillet në shoqëri pa ngarkesa, imponime të bashkësisë, rrethit paraprak apo ndikimeve të grupit përkatës dhe kodeve (kanuneve) me të cilat duhej të sillej, por individi tani rezonon vetëm pasi shkëputet fizikisht edhe emocionalisht deri diku nga familja e gjerë në atë nukleare apo familjen bërthamë e cila gjen rrugën e vet ndryshe drejt afirmimit dhe zhvillimit në raport me drejtimin e grupit bazë nga e cila është shkëputur. Tani në çka do thirremi kur veprojmë si njësi individuale?, në çfarë identiteti, kur shkëputja apo ndarja e një dege nga trungu familjar merr kahje tjetër në krahasim me familjen e gjerë në tërësi. “Ne mund të thirremi vetëm në veprimet apo në të kaluarën tonë personale”.
Mbushja apo preokupimi me vlera të reja dhe tjera nga vendi ame nga i cili kemi ardhur krijon rrethana të ndryshme dhe tendenca ku në disa momente bien ndesh me vlerat apo kodet të cilat ishin trashëguar më parë. Ky lloj transkulturimi apo akulturimi modern zakonisht krijohet gjatë migrimeve apo lëvizjeve të ndryshme nga një rreth në tjetrin me qëllim të integrimit apo socializimit të individëve apo familjeve në rrethin e ri, e nëse kjo nuk ndodh, atëherë kemi të bëjmë me fenomenin e anomisë e cila ndal hovin e integrimit dhe krijon presion social dhe psikologjik tek individi i cili nuk mund të inkorporohet në rrjedha të reja sociale, kulturore, ekonomike ku këto barriera shkaktohen nga dallimet si: gjuha, edukimi, arsimimi, prestigji social, baza ekonomike etj, parametra domethënës të cilët në disa raste të ndihmojnë drejt kyçjes apo integrimit social e në disa raste bëhen pengesë apo barrierë drejt vlerave dhe rrethanave të reja sociale që bart secili vend në vete.
Tash shtrohet pyetja nëse ne ndryshojmë apo marrim forma të reja apo tjera gjatë zhvillimit dhe nuk jemi të njëjtë si më parë, në çka do thirremi, në të kaluarën që patëm, në atë që jemi tash, apo diku në mes?, marr shembull inkulturimin apo integrimin e shumë Kosovarëve që jetojnë në shtetet e Evropës, ashtu që në definimin e këtij fenomeni nuk kanë mundur të jep sqarime askush deri sot, për shkak të përzierjeve apo divergjencave qofshin ato kulturore, sociale, ekonomike politike etj.
Në një rast Amin Maalouf dijetar dhe filozof modern i lindur në Liban dhe i krijuar apo zhvilluar si personalitet në Francë, për veten e tij nuk kishte definim se çka është Libanez apo Francez, Maalouf thoshte se sa jam Libanez aq jam edhe Francez duke mos mundur të shkëpus identitetin e tij dhe të krijoj paralele apo ndarje mes këtyre dy kulturave të ndryshme. Vet Maaloufi thotë se njerëzit në asnjë moment nuk duhet t’i ndajnë dallimet kulturore të cilat nga paragjykimet apo stereotipet dërguan tek urrejtja apo edhe me keq tek luftërat për shkak dallimeve në identitet apo përfytyrimeve që secili grup, popull, komb ka për veten e vet. Gjithmonë duhet që kulturat e ndryshme apo qytetërimet të gjejnë atë që kanë të përbashkët dhe të afrohen mes veti nëpërmes vlerave të përbashkëta e asnjëherë duke thelluar dallimet dhe largimet mes veti që dërgojnë në moskomunikim, keqkuptime apo në rastin më të ultë në eliminime.
Për të krijuar një botë të qetë dhe pa telashe, ku secili individ, grup social, popull, komb etj të zhvilloj veten dhe të kaloj nëpër faza normale të jetës së vet, pa ngacmime, presione, diskriminime, eliminime etj në krahasim me grupet tjera të cilat frymojnë, duken, jetojnë, mendojnë ndryshe nga tjerët, kjo mund të ndodh vetëm nëse e marrim konceptin e hipermarketizmit apo krijojmë analogji me të, si p.sh.: Të gjithë e dimë që hipermarketi, është një vend i pasur me mallra të shumta dhe të ndryshme me qëllim të furnizimit të njerëzve me ato të cilat ata kanë nevojë në raste apo në kohë të caktuar, dhe njerëzit blejnë të gjitha ato që ata preferojnë më së shumti dhe kënaqen kur i kanë afër apo i shijojnë. Në të njëjtën mënyrë unë e shoh globin, apo në perspektivën më të vogël, vendin tim, si një hipermarket, tek i cili mund të ketë mallra ose në variantin tjetër kultura të ndryshme ku secili individ apo grup social do shkoj tek ai raft apo ai produkt i cili është më i dashur apo tek ato vlera apo koncepte që njerëzit i duan dhe i kanë në shpirtin e tyre.
Pra, secili mund të gjen veten në atë hypermarket dhe produktet varësisht prej shijes që ai ka, apo kulturën dhe mënyrën e jetës që ai synon, duke mos shkatërruar produktet tjera të cilat atij nuk ja ka ënda, apo larguar nga raftet vetëm se nuk i ka qejf. Le të ketë produkte dhe mallra të llojllojshme aq më shumë aq më mirë për konsumin tonë si blerës në atë mënyrë që njerëzit të kenë mundësi për zgjidhje dhe për atë që ju shkon në favor dhe leverdi, le të jetë i pasuruar hypermarketi me artikuj apo kultura të çfarëdolloji, se në asnjë moment askush nuk do dal pa paguar faturën varësisht se çfarë ka blerë në hypermarket, duke u bazuar në kualitet, afatin e përdorimit dhe datës së skadimit të atij produkti. Pra edhe produktet me kohë zëvendësohen me ato të reja sikurse vlerat që ndryshojnë në rrethana dhe kohë të caktuar.
E shoh Kosovën në të ardhmen e afërt sikur një hypermarket e mbushur me llojlloj produktesh të cilat duken pastër, të renditura mirë, me afat dhe date valide të prodhimit apo skadimit dhe shumë blerës të cilët qetë dhe pa zhurmë marrin atë që ata kanë qejf apo dëshirojnë të kenë në tryezën e tyre të larmishme, kulturore.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNdizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit
"A e di problemin që kam në mitër, idiote", eskalon debati mes Eglit dhe Valbonës
Donika Gërvalla voton në Gjermani
Scholz kritikon Trumpin për Ukrainën
Vendosja e kamerave, KQZ: Sigurohet nivel i lartë i mbikëqyrjes, integritetit dhe mbrojtjes së procesit zgjedhor
Historike për Evropën, goditje për Rusinë - shtetet baltike ndërpresin linjat e energjisë elektrike me rusët
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
"Le ta bëjmë një marrëveshje", Zelensky i ofron Trumpit minerale të rralla në këmbim të ndihmës financiare
Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite
Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?
Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve
Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit
Tom Jones qëndroi me dashurinë e fëmijërisë deri në vdekjen e saj, por martesa e tyre 59 vjeçare u shoqërua me shumë tradhti