LAJMI I FUNDIT:

Hungaria nesër mban zgjedhje – hungarezët që jetojnë në Serbi votuan me postë

Hungaria nesër mban zgjedhje – hungarezët që jetojnë në Serbi votuan me postë

Në Hungari nesër mbahen zgjedhjet parlamentare, në të cilat të drejtë vote kanë edhe qytetarët serbë që shtetësi hungareze si dhe vetë hungarezët.

Të drejtë vote kanë më shumë se 68 mijë qytetarë, të cilët janë të regjistruar në shtetin fqinj dhe shumica tashmë kanë votuar me postë, raporton nova.rs.

Përkatësisht, nga mesi i muajit mars, letrat me material zgjedhor u kanë arritur shtetasve në adresat e banimit, gjegjësisht ato që kanë deklaruar gjatë regjistrimit, apo në objektet e Konsullatës së Përgjithshme të Hungarisë në Suboticë.


Kryeministri Viktor Orban dhe partia e tij, Fidesz do të tentojnë nesër të fitojnë mandatin e katërt radhazi ndërsa nga ana tjetër opozita, “Të bashkuar për Hungarinë”, e cila mbledh gjashtë parti opozitare, drejtohet nga Peter Marki-Zaj.

Parlamenti hungarez ka 199 deputetë, 106 prej të cilëve zgjidhen me sistemin mazhoritar, kështu që në 106 njësi zgjedhore fiton kandidati me më shumë vota dhe 93 vendet e mbetura jepen në zgjedhjet në të cilat garojnë listat zgjedhore.

Regjistrimi është pesë për qind për një parti, 10 për qind në rastin e një koalicioni të dy partive dhe 15 për qind në rastin e koalicioneve të tre ose më shumë partive. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump kërcënon Putinin me 'taksa, tarifa dhe sanksione' nëse ai nuk ndalon luftën në Ukrainë

Trump kërcënon Putinin me 'taksa, tarifa dhe sanksione' nëse ai nuk ndalon luftën në Ukrainë

Botë
Anija spiune ruse hynë në ujërat britanike, Londra zyrtare mesazh Putinit: Ne ju shohim, dimë se çfarë po bëni

Anija spiune ruse hynë në ujërat britanike, Londra zyrtare mesazh Putinit: Ne ju shohim, dimë se çfarë po bëni

Evropa
Zbulohen detaje të letrës që Biden i la Trump

Zbulohen detaje të letrës që Biden i la Trump

Amerika
Pas vendimit të Trumpit, anulohen fluturimet e refugjatëve drejt SHBA-së

Pas vendimit të Trumpit, anulohen fluturimet e refugjatëve drejt SHBA-së

Amerika
Alternativa e ekstremit të djathtë për Gjermaninë merr donacionin më të madh financiar

Alternativa e ekstremit të djathtë për Gjermaninë merr donacionin më të madh financiar

Evropa

"Gjesti flet vetë": Gjermanët reagojnë ashpër ndaj “përshëndetjes naziste” të Musk

Botë
Kalo në kategori