Telegrafi

Humbja ndaj Newcastle shënon rekord të zi për Sheffieldin

Sheffield United pësoi një humbje turpëruese me rezultat 8-0 ndaj Newcastle United këtë diel. Kjo ishte humbja e tyre më e thellë që nga viti 1933, pra 90 vite më parë.

“The Magpies” ishin të pandalshëm teksa dhuruan spektakël në “Bramall Lane”. Kjo ishte një rekord i zi për vendasit të cilët para kësaj ndeshje hera e fundit kur kishin pësuar kaq shumë gola ishte 90 vite më parë, kur asokohe u mposhtën nga Middlesbrough me rezultat 10-3.

Pas ndeshjes menaxheri i Sheffield United, Paul Heckingbottom, tha para gazetarëve se janë shumë të mërzitur me paraqitjen e tyre.

“Kjo është një paraqitje e asaj natyre që na bën të mërzitemi. Ne nuk mund të vazhdojmë kështu nëse dëshirojmë që të rivalizojmë ekipet tjera”, u shpreh Heckingbottom.

Newcastle kishte tetë golashënues të ndryshëm në këtë takim, që është një rekord i ri në ligë, teksa ata me këtë fitore ngjiten në vendin e tetë në renditjen tabelare.

Përkundër faktit se ata ishin të angazhuar në Ligën e Kampionëve në mesjavë, në fushë nuk shfaqën aspak shenja lodhjeje dhe Newcastle shkoi në pushimin mes pjesëve me epërsi prej tre golash. (3-0)

Paul Heckingbottom

Në pjesën e dytë, shënuan edhe pesë të tjerë duke thelluar krizën e Sheffieldit të cilët ende nuk e kanë shijuar fitoren e parë këtë sezon në Ligën Premier.

Heckingbottom tani ka pothuajse një javë kohë për ta përgatitur ekipin dhe t’i përmirësojnë gabimet e tyre para se të udhëtojnë në Londër, aty ku do të përballen me West Hamin./Telegrafi/