LAJMI I FUNDIT:

Humbja e kilogramëve pas lindjes

Humbja e kilogramëve pas lindjes

Ende nuk është e qartë nëse ushqimi i pasur me proteina nxit humbjen e kilogramëve në krahasim me ushqimin e varfër me proteina.

Nisur nga kjo, shkencëtarët kanë analizuar ndikimin e ushqimit me përbërje të lartë të proteinave në humbjen e kilogramëve pas lindjes.

Në studim kanë marrë pjesë 430 nëna të moshës nga 18 deri në 45 vjet, të cilat sapo kanë lindur dhe të cilave u janë përcjellë shprehitë ushqimore gjatë një periudhe prej gjashtë muajsh pas lindjes.

Edhe pse gratë të cilat kanë konsumuar më shumë proteina kanë konsumuar edhe më shumë energji në krahasim me ato të cilat kanë konsumuar ushqim me proteina më të pakta, rezultatet kanë treguar se humbja më e madhe e kilogramëve ka qenë pikërisht në grupin e parë.


Hapi tjetër është të hulumtohen pasojat afatgjate të ushqimit të pasur me proteina në organizëm, kanë bërë të ditur autorët e studimit./Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori