“Fatbardhë ti që punon me ta. A nuk të vjen marre me të pa dikush. Pse harxhon energji dhe nerva me këta persona”, janë frazat të cilat jo rrallë i dëgjon 24-vjeçarja nga Gjakova, Fjolla Rraci, e përcaktuar që jetën t’ia dedikojë atyre që janë të prekur nga sindroma Down.
E entuziazmuar thotë për Telegrafin se pakkush e kupton se ka gjetur miqtë më të mirë që ia mbushin ditën më gëzim.
“Pa ta nuk e paramendoj jetën. Janë të sinqertë, të mirë, të ndjeshëm. Ata tashmë janë pjesë e familjes time. Unë e kaloj tërë ditën me ta”, ka thënë Rraci.

Gjakovarja e cila i ka përfunduar studimet në ciklin master, në gjuhë angleze, rrëfimin e saj për misionin të cilit i ka dedikuar jetën, e vazhdon duke thënë se me personat me sindromën Down për herë të parë u njoftua në familjen e saj.
“Djali axhës tim, Meritoni – i cili është moshatar i imi – është me këtë sindromë. Jemi rritur bashkë. Ai më bëri ta kuptoj se çfarë janë dhe kush janë ata në realitet”, ka shtuar ajo.
Aktivistja vullnetare e Qendrës për Syndrome Down në Prishtinë, tregon se dita e saj fillon dhe mbaron me këta miq – për të cilët flet më dashuri dhe respekt të veçantë.
“Kur jam në Prishtinë, qëndroj me ta. Në vikend shkoj në Gjakovë, e përsëri shoqërohem me ta. Janë bërë gati tetë vite që jam pjesë e këtij rrugëtimi”, ka thënë ajo.

Fjolla, duke qeshur kujton një rast simpatik, kur dikush – duke e vërejtur lidhshmërinë e madhe me punën e saj – e pyeti: “A do t’i marrësh shokët dhe shoqet, te burri kur të martohesh”.
“Përpiqem t’i kuptoj reagimet e qytetarëve të Kosovës, kur i shohin miqtë e mi. E mirëkuptoj dikë që nuk është i informuar, mirëpo së paku duhet të kenë kujdes. Ne kemi të bëjmë me njerëz, në fund të fundit. Sa më vret kur dikush thotë se këta nuk janë normalë. Njerëzit ndahen në ata që janë ose nuk janë me sindromë”, ka theksuar Rraci.
Ajo e kujton një rast kur ishte në autobus me dy prej miqve të saj, dhe një zonjë e moshuar e kishte pyetur se “a janë të sëmurë”!

“Unë, për shkak se jam bërë shumë sentimentale, shprehem me ironi dhe bëhem cinike. Të moshuarës iu përgjigja se këta ishin vëllezërit e mi dhe se posa e kanë kaluar gripin”, ka shtuar Rraci.
Gjakovarja tregon se pas Meritonit – kur nisi t’i njohë më mirë personat me sindromën Down – u zbukurua jeta e saj. Ajo me ta madje i kalon edhe 15 orë në ditë. Një pjesë të rrëfimit të saj këtu e zë Doniku. Ai të hënën do t’i mbush 16 vjet. Ky i ri nga Prishtina e ka bërë shoqen ta shohë botën prej një këndi të veçantë.
“Një sugjerim miqve të cilët më thonë se merresh shumë me ta. Jo, nuk merrem unë me ta. Unë kohën time e kaloj me ta. Me Donikun jam tash e tri vite. Dua t’ju tregoj se jam asistente e tij. Çfarë do të thotë kjo? Unë me mikun tim nga Prishtina shkojmë së bashku në shkollë. Madje ulemi në një bankë. Ne mësojmë bashkë për numrat, shkronjat, vizatimet, gjeografinë, muzikën e çka jo tjetër. Por, mbi të gjitha, unë prej tij e mësova njerëzoren”, ka thënë ajo për Telegrafin.

Rraci tregon se ajo tashmë e njeh Donikun, njëjtë sikurse familja e tij.
“Pasion të madh e ka muzikën; vallëzon, luan dhe i shijon këngët e tij të preferuara. Ndodh ndonjëherë t’ia marr iPadin, dhe të angazhohemi në ndonjë mësim ose aktivitet. Ai, i pakënaqur, më thotë se ‘jemi prishur’. Pastaj, unë, edhe pse nuk ndjehem mirë, mundohem të ndikoj që dita e tij të jetë sa më e larmishme”, ka thënë ajo.
Vullnetarja e Qendrës për persona me sindromën Down, sqaron se miku i saj e mendon atë si shoqe.
“Këta persona duan afërsi, sinqeritet dhe përkushtim. Kanë dëshirë të kenë vëmendje. Nuk e durojnë injorimin ose ofendimin. Nëse një mik i imi i injoron ata, e mos u bëftë t’i ofendojë, unë ndihem në siklet në mesin e kësaj mendësie. Në një rast, kur i tregoja Donikut për antonimet – rasti ‘i mirë’ e ‘i keq’ – ai tekstualisht më tha. ‘Nuk ka njerëz të këqij’. Aq të kulluar dhe të pastër e kanë mendjen dhe shpirtin”, ka sqaruar Rraci.
Vajza me zemrën e madhe ka theksuar se tenton që të sqarojë se familjet duhet të jenë të kujdesshëm më këta persona dhe se në asnjë rast nuk duhet t’i fshehin fëmijët e tyre. Sepse, mos angazhimi i familjeve në të shumtë rasteve është faktori kryesor se pse pjesëtarët me sindromin Down mbesin të varur nga të tjerët.
“Thelbi i problemit është se ata trajtohen si njerëz të sëmurë dhe lihen ashtu. Përkundrazi, duhet që të pavarësohen. Duhet të merren me aktivitete; ta ndjekin procesin mësimor. Krejt çka ju duhet është socializimi”, ka thënë Rraci.
Meqë çdo ditë e kalon me ta, ajo ka arritur që deri në detaje të hyjë në brendësinë e botës së tyre, duke shtuar se “imponimi është pengesë serioze që u shkakton brenga dhe mërzi”.

Gjatë rrëfimit të saj, lotët nuk mungojnë kur tregon edhe për sfidat dhe vështirësitë që i ka kaluar gjatë ecjes së përbashkët me miqtë e saj të veçantë.
“Duan lëvdata. Në asnjë rast nuk duhet që kritikat t’ua themi kur dikush tjetër është prezent. Në rast se përshtypja e parë është negative, është pothuajse e pamundur t’ia ndryshosh mendimin për atë person. Janë të padjallëzuar. Ose të duan – ose nuk të duan. Nuk dinë hile dhe lojëra”, ka thënë ajo për Telegrafin.
Fjolla nuk ndalet së treguari për mikun e saj, Donikun, duke thënë se nëse ai nuk ka përvetësuar diçka, ky nuk është faji i tij.
“Thjeshtë, unë kam dështuar. Nuk e kam gjetur metodën më të mirë për t’ia mësuar një gjë. Ndërkaq, për çdo mësim dhe sukses, ata të falënderojnë. Njerëzit pa këtë sindrom nuk janë të tillë. Ata refuzojnë mirënjohjen”, ka theksuar Rraci.
Sipas saj, miqtë e kanë të nevojshëm mësimin vizual – përmes ilustrimeve, figurave e lojërave. Ndërsa, ka vërejtje për qasjen ndaj tyre. Sepse, nëse mblidhen fonde për personat me sindromin Down, kjo nuk do të thotë se ata më ato para do të shkojnë diku e do të shërohen.

“Paratë shërbejnë për organizimin e aktiviteteve të tyre. Ata duan shoqëri, lojëra dhe aktivitete. Kjo është e tëra. Nuk kanë nevojë për shërim. Duhet veç vetëdijesim”, ka thënë ajo duke shtuar se i ka lënë shije të hidhur tendenca e disa personave që përfitojnë fonde – duke i shfrytëzuar miqtë e saj. “Kjo është çoroditje. Jo njerëzillëk. Tentojnë të përvetësojnë fonde, e në anën tjetër bëjnë aktivitete sa për sy e faqe. Më vjen keq ta them, por krejt qëllimin e kanë që t’i bëjnë disa foto për Facebook”.
Gjakovarja ka vërejtje edhe për shkollat të cilat tentojnë të jenë gjithëpërfshirëse e që nuk kujdesen sa duhet për këtë kategori.
“Disa mësimdhënës i shohin çuditshëm. Bëjnë pyetje të cilat nuk duhet të bëhen. Nuk e keni obligim që t’i injoroni. Thjeshtë, ata kanë nevojë për pak vëmendje dhe solidaritet. Asgjë tjetër”, ka theksuar ajo.
Rraci, duke e përfunduar rrëfimin e saj unik, përsërit së është më fat dhe se është e bekuar që i njeh këta persona dhe se do të vazhdojë të jetë pranë tyre kurdo që ata kanë nevojë për të.
“E kam një profesion dhe njëherë e pata menduar që të angazhohem në zanatin tim. Por, diçka e brendshme më tha se shërbimi ndaj tyre është kauza ime. Lutem dhe e dëshiroj çdo të mirë për personat që janë më sindromin Down. Ata veçohen, sepse dhurojnë shumë më shumë dashuri se ne”, ka thënë Fjolla. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

MPB: Gjatë 24 orëve 814 kundërvajtje, 171 për mosrespektimin e shpejtësisë së lëvizjes

KFOR-i reagon pas raportimit për largimin e forcave amerikane nga Kosova

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame