LAJMI I FUNDIT:

Hudhra mbron nga sëmundja Alzheimer

Hudhra mbron nga sëmundja Alzheimer

Studimet e reja ‘in vitro’ kanë treguar se ekstrakti nga hudhra mund të inhibojë formimin e shtresave amiloide dhe të parandalojë sëmundjen Alzheimer.

Shtresat amiloide gjenden në trurin e pacientëve të cilët vuajnë nga sëmundja e Alzheimer-it dhe lidhen drejtpërdrejt me këtë sëmundje. Përveç ekstraktit të hudhrës, ndikim në inhibimin e krijimit të këtyre shtresave ka edhe lëngu nga hudhrat e freskëta.

Në bazë të rezultateve, shkencëtarët kanë arritur në përfundim se hudhra mund të jetë e një rëndësie të madhe në parandalimin e sëmundjes Alzheimer.

Sëmundja Alzheimer është sëmundje kur humben funksionet njohëse, në radhë të parë të mbajturit mend, të menduarit dhe inteligjenca.


Në trend Shëndetësi

Më shumë
Fruktoza e tepërt, rrezik për shëndetin e zemrës

Fruktoza e tepërt, rrezik për shëndetin e zemrës

Shëndetësi Lajme
Kalo në kategori