LAJMI I FUNDIT:

HTC prezanton telefonat e rinj 4G

HTC prezanton telefonat e rinj 4G

HTC sapo ka zbuluar tri modelet e reja të telefonave të mençur 4G. Thunderbolt do të dalë në operatorin mobil amerikan Verizon, Evo Shift në Sprint, ndërsa modeli tjetër Inspire në AT&T.

Me këto modele të telefonave të mençur, portfolio e HTC’së për telefona me lidhje 4G është rritur ndërsa ky prodhues sot numëron gjashtë të tillë, duke përfshirë edhe modelet tjera si Evo, G2 dhe MyTouch.

Karakteristikat e secilit prej telefonave të rinjë të cilat sot i ka zyrtarizuar HTC, mund t’i gjeni në shkrimet e mëparshme të rubrikës së teknologjisë në Telegrafi.com, portal ky i cili ju informon i pari për të gjitha risitë që ndodhin edhe sa i përket industrisë së teknologjisë.

Modelet e reja të HTC-së me mundësinë 4G do të shiten me versionin e parafundit të sistemit operativ Android 2.2, ndryshe i njohur edhe si Froyo, ndërsa ende nuk ka datë të saktë të lansimit të tyre në tregun amerikan apo edhe atë evropian. / Telegrafi /