LAJMI I FUNDIT:

HTC lanson tabletin Flyer

HTC lanson tabletin Flyer

Bashkë me lansimin e telefonave të saj të rinj, HTC gjithashtu ka paralajmëruar edhe modelin e ri të tabletit Android, HTC Flyer, i cili posedon ekran të ndjeshëm në prekje me 7 inç, dhe i cili bazohet në sistemin operativ Google Android 2.4 Gingerbread.

Procesori i tabletit HTC Flyer është i mbështetur me 1.5GHz Qualcomm, ndërsa i njëjti posedon edhe lapsin elektronik, një gjë e cila nuk është parë në ndonjë tablet i cili është lansuar kohëve të fundit.

HTC Flyer karakterizohet edhe me versionin e ri të ndërfaqes HTC Sense, dhe për më shumë se kaq, ky tablet do të ofrojë edhe lojëra përmes platformës OnLive, kompania kjo në të cilën HTC ka investuar së fundmi.


Në anën tjetër, Flyer posedon edhe kamerën frontale me 1.3 inç për video-komunikim, si dhe kamerën tjetër me 5MP e cila mund të përdoret për foto dhe video të zakonshme, ndërsa tableti më i ri i HTC’së posedon baterinë me 4,000mAh bashkë me lidhjen WiFi dhe HSPA.

Mirëpo, përveç karakteristikave ky tablet e ka edhe një çmim, për të cilin ende nuk janë dhënë detaje ose data të mundshme. / Telegrafi /