LAJMI I FUNDIT:

Hoxhaj thotë se në fund të vitit formalizohet raporti i ri Kosovë-NATO

Hoxhaj thotë se në fund të vitit formalizohet raporti i ri Kosovë-NATO

​Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, pas takimeve në selinë e Bashkimit Evropian, është pritur edhe në NATO, ku është takuar me Zëvendëssekretarin e Përgjithshëm të NATO’s, Ambasadorin Alexander Vershbow; Ambasadorin amerikan në NATO, dhe zyrtarë të tjerë të lartë të Aleancës.

Sipas një komunikate qeveritare, “në këto takime, Hoxhaj ka ngritur nevojën e thellimit të marrëdhënieve kontraktuale mes Kosovës dhe NATO’s që janë të rëndësishme jo vetëm për paqen dhe sigurinë në Kosovë, por edhe mbarë rajonin”.

Hoxhaj është shprehur optimist për këtë raport të ri që mund të formalizohet në fund të këtij viti.


“NATO vazhdimisht ka qenë një përkrahës dhe mbështetës i rëndësishëm i Kosovës. Por në takimin që sot kisha me zv/Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-së, biseduam si të kemi një bashkëpunim më të ngushtë bilateral ndërmjet NATO-së dhe Kosovës. Shpresoj që nga fundi i këtij viti kjo marrëdhënie e re do të formalizohet”, ka thënë Hoxhaj, bën të ditur komunikata.

Kryediplomati kosovar është takuar edhe me zyrtarë të kabinetit të Sekretarit të Përgjithshëm, si dhe me Përfaqësuesin e Përhershëm të SHBA-së në NATO, Douglas Lute.

Paradite, Enver Hoxhaj ka zhvilluar takime të ndara me Përfaqësuesen për Politikë të Jashtme dhe Siguri të BE-së, Frederica Mogherini dhe Komisionerin për Zgjerim, Johannes Hahn.

Në trend Lajme

Më shumë
Vdekja e 13-vjeçares shqiptare që tronditi Italinë, autopsia zbardh të vërtetën

Vdekja e 13-vjeçares shqiptare që tronditi Italinë, autopsia zbardh të vërtetën

Lajme
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Lajme
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Lajme

"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim

Lajme
Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare

Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare

Lajme
Çmimet e tregut për barnat, sqarim i Telegrafit rreth reagimit të ATK-së: Artikulli është bazuar në informatat zyrtare të publikuara nga OFK

Çmimet e tregut për barnat, sqarim i Telegrafit rreth reagimit të ATK-së: Artikulli është bazuar në informatat zyrtare të publikuara nga OFK

Lajme
Kalo në kategori