LAJMI I FUNDIT:

Hoxhaj takon kryesindikalistët, kërkon vazhdimin e politikave në të mirë të qytetarëve dhe shtetit

Hoxhaj takon kryesindikalistët, kërkon vazhdimin e politikave në të mirë të qytetarëve dhe shtetit

Sindikatat e arsimit dhe shëndetësisë kanë “hapur” fushatën zgjedhore në Kosovë. Të premten, kryesindikalistët kanë vizituar Partinë Demokratike të Kosovës për t’i kërkuar “vazhdimin e politikave në të mirë të qytetarëve dhe shtetit”.

Sipas një njoftimi nga PDK-ja, të premten, kandidati i kësaj partie për kryeministër, Enver Hoxhaj, bashkë me sekretarin Uran Ismaili dhe anëtarin e kryesisë, Bedri Hamza, kanë takuar përfaqësues të Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, Odës së Mjekëve, dhe Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës.

Në njoftim të PDK-së thuhet se krerët e këtyre sindikatave “kanë përgëzuar kryetarin në detyrë të PDK-së, Enver Hoxhajn, dhe PDK-në për konstruktivitetin politik, siç është rasti i fundit me votimin e pakos së rimëkëmbjes ekonomike”.


Njoftimi thekson se takimi ka qenë kërkesë e sindikatave dhe profesionistëve shëndetësorë. Sipas komunikatës, ata kanë kërkuar “nga kryetari Hoxhaj që të vazhdojë politikat në të mirë të qytetarëve dhe shtetit edhe në proceset tjera në vazhdim – siç është votimi i Buxhetit”.

Takimi i PDK-së me këto sindikata vjen në kohën kur vendi po hyn në fushatën parazgjedhore për zgjedhjet të cilat u vendos të mbahen përmes aktgjykimit me të cilin Gjykata Kushtetuese e shpalli të pavlefshme votën e deputetit Etem Arifi për formimin e Qeverisë Hoti, duke e rrëzuar këtë qeveri.

“Kryetari në Detyrë, Enver Hoxhaj ka falënderuar udhëheqësit e këtyre sindikatave dhe odave për vizitën dhe bashkëpunimin e tyre profesional që kanë pasur gjithmonë me PDK-në. Me këtë rast, kryetari Hoxhaj ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës, ashtu siç e ka dëshmuar historikisht, do të vazhdojë edhe më tej politikat konstruktive në të mirë të shtetit dhe qytetarëve”, përfundon komunikata e PDK-së.

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump

Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump

Lajme
Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës

Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës

Siguri
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin

Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin

Lajme
Avokati serb: Presioni i Perëndimit kyç për ndjekjen penale të Radoiçiqit për sulmin në Banjskë

Avokati serb: Presioni i Perëndimit kyç për ndjekjen penale të Radoiçiqit për sulmin në Banjskë

Drejtësi
Greminger: Trump nuk e ka mendjen te dialogu Kosovë – Serbi

Greminger: Trump nuk e ka mendjen te dialogu Kosovë – Serbi

Lajme
Pas SHBA-së edhe Zvicra ndërpret ndihmën ekonomike për Shqipërinë

Pas SHBA-së edhe Zvicra ndërpret ndihmën ekonomike për Shqipërinë

Lajme
Kalo në kategori