Kandidati për kryeministër në radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, në një emision televiziv deklaroi se ishte një surprizë për të që tashmë është një kandidat për kryeministër të Kosovës, duke shtuar se ka përvojë për të pasur një post të tillë.
“Nuk e kam menduar asnjëherë se do isha kandidat për kryeministër, por kjo ndodhi për shkak të situatës në PDK. Pas konfirmimit të akuzave ndaj Veseli ndodhi diçka e tillë. Ne si PDK kemi vendosur që kreu i partisë duhet të jetë edhe kandidat për kryeministër”, tha Hoxhaj, në emisionin “Real Story” në “News 24”.
Enver Hoxhaj shtoi se viti 2020 ishte i vështirë për Kosovën. Ai theksoi se në vitin që lamë pas, Kosova pati një jetë politike të trazuar, duke nënvizuar se qeveria e Kurtit dhe e Hotit degraduan gjendjen në vend.
“Fillimisht pandemia goditi Kosovën dhe më pas kishim krizë të vazhdueshme. Qeveria e Kurtit dhe Hotit sollën degradim politik e ekonomik të Kosovës. Kosova u godit nga aktakuzat ndaj Thaçit dhe Veselit. Qytetarët e dinë se pa PDK vendi nuk mund të ketë stabilitet. Kurti e nisi qeverinë e tij duke pasur krisje me SHBA-të, e zoti Hoti nuk pati sukses. Prandaj, PDK është e nevojshme që të udhëheqë qeverinë. Kam programin dhe njerëzit më të mirë për të drejtuar qeverinë”, u shpreh Hoxhaj.
Më tej, Hoxhaj vlerësoi se goditja ndaj Thaçit dhe Veselit nga Gjykata Speciale, është shndërruar në forcë në PDK. Për të, PDK këtë herë do të dalë forcë e parë politike në zgjedhje.
“Ka 7 javë që jam në terren në Kosovë. Kudo në Kosovë ka solidaritet me zotin Thaçi e Veseli. Goditja që kemi marrë nga Specialja ka marrë mllef, që është shndërruar në forcë. Ka solidaritet pas kësaj ngjarje. UÇK është themeli i PDK dhe i Kosovës. Në këto zgjedhje ne garojmë me kandidaturat më të mira, duke nisur nga unë. Kam bashkëpunuar ngushtë me zotin Thaçi e Veseli, i kam miq të dy këta personalitete. Kur ishin në pushtet Thaçi e Veseli, kam qenë në qeveri. Kam kontribuar fort për Kosovën. Jam i sigurt se do jemi subjekti i parë politik në zgjedhje”, përmbylli Hoxhaj.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump
Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës
Pas SHBA-së edhe Zvicra ndërpret ndihmën ekonomike për Shqipërinë
Radoiçiq pa aktakuzë zyrtare në Serbi
Po planifikonin vrasjen e një personi, arrestohen katër të dyshuar në Pejë dhe Prishtinë
"Plotësisht i pafajshëm", Naim Murseli deklarohet para trupit gjykues
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?