Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj është “bombarduar” me pyetje nga anëtarët e Komisionit për Punë të Jashtme në Kuvendin e Kosovës.
Në një mbledhje që ka zgjatur dy orë Hoxhaj ishte ftuar që të raportonte për punën e tij si ministër i Punëve të Jashtme të Kosovës.
Pyetjet më të shpeshta që deputetët i shtruan pyetje ministrit Hoxhaj ishin ato në lidhje me arrestimin e drejtorit të Policisë së Kosovës, Nehat Thaçi, nga policia serbe, si dhe aktivitetet e Ministrisë për të penguar emërimin e zyrtarit serb Vuk Jeremiq si sekretar i OKB-së.
Ndërkohë ministri Hoxhaj tha se gjatë këtyre viteve nuk është punuar sa duhet, duke potencuar faktin se asnjëherë nuk e kishte menduar se në vitin 2016, Kosova do të jetë jashtë OKB-së.
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Donika Kadaj-Bujupi, ka pyetur Hoxhën se a është i mjaftueshëm reagimi i tyre si institucion për arrestimin e Nehat Thaçit, duke thënë se a ka diçka serioze se nëse Serbia vazhdon kështu të ndërpritet edhe dialogu Kosovë-Serbi.
Hoxhaj tha se ka reaguar për Nehat Thaçin në mënyrë intensive, por ka shtuar se nuk praktikohet që të dilet me deklarata nxitëse për Serbinë, ndërkohë që theksoi se ka ftuar të gjitha kryeqytetet perëndimore për t’i bërë presion Serbisë.
Hoxhaj është pyetur edhe në lidhje me një shkresë të 32 punëtorëve të MPJ të cilët janë ankuar në lidhje me lëvizjet e stafi diplomatik nga ana e MPJ-së.
Për këtë Hoxhaj tha se do të bëjë që ata që kanë qenë me mandat dy vjeçar me mision jashtë vendit të kthehen në Kosovë, dhe anasjelltas.
“Ne jemi si një lloj ushtrie – kemi misione jashtë, por edhe brenda”, tha Hoxhaj.
Deputetja Albulena Haxhiu, nga Vetëvendosja, e ka pyetur ministrin Hoxhaj nëse do ta arrestojë të ashtuquajturin shef i Zyrës për Kosovën, Marko Gjuriqin në rast se hyn në territorin e Kosovës.
Megjithatë Hoxhaj tha se i përket ndalesës ose jo të Gjuriqit, ministria e tij nuk është kompetente.
Ndërsa çështja tjetër e ngritur nga Haxhiu, për fushatë të Serbisë për anëtarësim në UNESCO, Hoxhaj ka thënë se janë të papranueshme e sidomos sjellja e ministrave të cilët janë pjesë e Qeverisë të Kosovës, të cilët për dy javë pretendojnë që kinse po pastrojnë Kishën Ortodokse, e që në fakt janë pjesë e fushatës së Serbisë që të pamundësojnë aplikimin e Kosovës në UNESCO. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMoti për pesë ditët e ardhshme
Kryetari i Komunës së Zubin Potokut kërcënohet përmes rrjeteve sociale nga një person
Vetaksident në Pejë, vdes shoferi i automjetit
Tragjedia në Jabllanicë, tre fëmijët varrosen sot - kërkohet hetim i plotë për shkaqet e shembjes së objektit
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gerta flet pas incidentit: Nuk kam për qëllim të dëmtoj sytë e Gjestit
Gerta Gixhari e lëndon Gjestin? I hedh alkool në sy
‘Trazira’ në Big Brother VIP Albania - pas lëndimit të Gjestit shpërthejnë debatet në shtëpi
Babai i Haalandit thumbon keq Arsenalin pas turpërimit që i shkaktuan Man Cityt
A është ende e sigurt të fluturosh me aeroplan? Ekspertët e aviacionit japin 'verdiktin e tyre' pas incidentit në Uashington
Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet