Partia e Demokratike e Kosovës ende nuk ka marrë ftesë nga partitë e mazhorancës për ndonjë takim për të diskutuar në lidhje me zgjedhjen e presidentit të ri.
Kryetari në detyrë i kësaj partie Enver Hoxhaj në një intervistë thotë se PDK është e prerë se nuk do t`i jap votat për ndonjë kandidat tjetër pos kandidatit të tyre.
“Nëse kërkohen votat e PDK-së, kandidati duhet të jetë i propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës, duhet të kalojë nëpër tavolinën e kryesisë së PDK-së. Por nëse partitë tjera parlamentare në Kuvend mund të merren vesh dhe ta zgjedhin presidentin pa votat tona ne jemi në rregull”, ka thënë Hoxhaj.
Tutje, ai tha se aktualisht është koha që PDK të nderohet me ndonjë kandidat nga partia e saj.
“Sa i përket interesit shtetëror partitë në koalicion do të duhej ta shtrojnë temën politikisht dhe moralishtnë një mënyrë të tillë që tëe thonë se presidentit Thaçi i është ndërprerë mandati dhunshëm, po kërkojmë votat e PDK-së dhe është koha që ta nderojmë PDK-në me një kandidat të saj”, ka thënë Hoxhaj në KlanM.
Hoxhaj gjithashtu tha se nuk pretendon të bëhet vet president. Ama në parti nuk është diskutuar për emra të tjerë.
“Unë e kam një detyrë të re e cila është e vështirë dhe e rëndë që ma ka bartur kryetari i partisë dhe ma ka besuar kryesia, në asnjë situatë nuk kam menduar që do të jem kandidat, por nuk është folur edhe për emra të tjerë deri më tash pasi nuk ka pasur situatë konkrete që të flasim”, thotë Hoxhaj.
I pari i PDK-së nuk e sheh me interes të qytetarëve të Kosovës që të organizohen zgjedhje të reja në këtë kohë pandemie.
“Nëse kapaciteti i politikës në këtë vend është vetëm për të organizuar zgjedhje të lira dhe qeveri që qëndrojnë nga 50 ditë ose tre muaj mendoj se kjo nuk është në interes të qytetarëve të Kosovës sidomos në një kohë pandemie”, shtoi Hoxhaj.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëReagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë
Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë
Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd
Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni
Politikani serb: Vuçiq ka ndarë para për të blerë votat e 5 mijë serbëve për Listën Serbe
Nis tërheqja e pakove të para me fletëvotime nga kutitë postare në Shtutgart, Vjenë dhe Podgoricë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?
Eskalon deri në prekje fizike debati mes Gjestit dhe Loredanës për cigaret në BBVA
Një ditë para finales së Big Brother - Alaudin Hamiti jep disa informacione për publikun
I tha se Eglit i shkëlqenin sytë më shumë për të, Gjesti i drejtohet Aldos: A po sheh që ta dridhi, ua kam mbaruar kulaçin
Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë