Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj ka marrë pjesë në forumin vjetor të përbashkët të vendeve të Vishegradit ku bëjnë pjesë Polonia, Çekia, Sllovakia dhe Hungaria me ato të Ballkanit Perëndimor në Varshavë të Polonisë.
Sipas një njoftimi, në diskutimet e panelit të parë për sfidat e rajonit në një botë gjithnjë e më të pasigurt, Hoxhaj ka falënderuar BE-në dhe vendet anëtare për përkrahjen në agjendën evropiane të Kosovës, por ka kërkuar edhe një mbështetje të fundit për liberalizimin e vizave.
“Është e arritur e madhe takimi i javës që shkoi i Këshillit të Stabilizim Asociimit BE-Kosovë dhe qasja në programet e BE-së, por në mënyrë që të lëvizin idetë, mallrat dhe shërbimet, duhet të lëvizin edhe njerëzit”, citohet të ketë thënë Hoxhaj.
Hoxhaj tha se qëllimi i pjesëmarrjes së tij në këtë forum ka qenë që ta sigurojë përkrahjen e katër vendeve të Vishegradit për liberalizimin e vizave.
“Sot mora pjesë në samitin e vendeve të Vishegradit dhe Ballkanit Perëndimor, ku kemi diskutuar për çështje të bashkëpunimit politik, ekonomik dhe për agjendën europiane të këtyre vendeve në raport me Bashkimin Europian. Qëllimi i pjesëmarrjes sime ishte që ta siguroj mbështetjen e katër vendeve të Vishegradit për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. Iu thashë që është e padrejtë nëse qytetarët e Kosovës në pafundësi mbesin qytetarët më të izoluar në Europë dhe besoj që do ta kemi mbështetjen polake, hungareze, çeke dhe sllovake”, ka përfunduar ministri Hoxhaj.
Po ashtu, thuhet më tej, ministrat e jashtëm dhe udhëheqësit e 14 vendeve do të vazhdojnë me diskutime në panele të ndara.
“Pothuajse të gjitha vendet janë shprehur njëzëri për përkrahjen e vendeve të Ballkanit në rrugën e anëtarësimit të plotë në BE”, shtohet më tej në njoftim.
Bëhet gjithashtu e ditur se pasdite do të miratohet edhe deklarata e përbashkët e Forumit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë