LAJMI I FUNDIT:

Hoxhaj: Letra e Trump, dëshmi e mbështetjes së fuqishme për Kosovën

Hoxhaj: Letra e Trump, dëshmi e mbështetjes së fuqishme për Kosovën

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka thënë se letra e presidentit amerikan, Donald Trump drejtuar presidentit të Kosovës Hashim Thaçi flet për mbështetjen e madhe të ShBA-së për Kosovën.

Hoxhaj tha se përfshirja e SHBA-së në Ballkan është kyçe për paqen dhe sigurinë në Ballkan.

“Kosova është mirënjohëse për miqësinë dhe partneritetin e SHBA-së”, ka shkruar Hoxhaj në Twitter.


Ndryshe, në një letër dërguar presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, presidenti amerikan Donald Trump, ka kërkuar nga liderët në Kosovë që të shfrytëzojnë këtë moment të cilin ai e ka quajtur unik, të flasin me një zë dhe të arrijnë një marrëveshje gjithëpërfshirëse me Serbinë.

Në këtë drejtim, ndër tjerash Trump, i ka shkruar presidentit Thaçi se SHBA-të janë të gatshme që të ndihmojnë në përpjekjet për të arritur një marrëveshje, e cila reflekton në mënyrë të balancuar interesat e Kosovës dhe të Serbisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Kronika e Zezë
Është larguar nga shtëpia prej 10 ditësh, kërkohet ndihmë për gjetjen e Bekim Varit

Është larguar nga shtëpia prej 10 ditësh, kërkohet ndihmë për gjetjen e Bekim Varit

Lajme
Ndahet nga jeta Isuf Dedushaj, epidemiolog i njohur dhe ish-drejtor i IKSHPK-së

Ndahet nga jeta Isuf Dedushaj, epidemiolog i njohur dhe ish-drejtor i IKSHPK-së

Lajme
Vdekja e ish-presidentit gjerman, Sejdiu: Kohler nënshkroi letrën për njohjen e pavarësisë së Kosovës

Vdekja e ish-presidentit gjerman, Sejdiu: Kohler nënshkroi letrën për njohjen e pavarësisë së Kosovës

Lajme
Walker: Asnjë anëtar i OSBE-së nuk më pyeti asgjë pas përfundimit të misionit në Kosovë, nuk më pyetën se çfarë kishte ndodhur

Walker: Asnjë anëtar i OSBE-së nuk më pyeti asgjë pas përfundimit të misionit në Kosovë, nuk më pyetën se çfarë kishte ndodhur

Lajme
Kalo në kategori