LAJMI I FUNDIT:

Hoxhaj kundërshton idenë e Unionit Ballkanik: Nuk na duhet Jugosllavia e re

Hoxhaj kundërshton idenë e Unionit Ballkanik: Nuk na duhet Jugosllavia e re

Pak orë pas publikimit të një artikulli të gjatë në të përditshmen vjeneze, Die Presse, për gjoja krijimin e një unioni ballkanik si alternativë e anëtarësimit kolektiv të vendeve, ka reaguar zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj.

Ai ka thënë se “kjo ide është sa e vjetër aq e paqëndrueshme dhe kundër çfarëdo investimi disa dekadash që është bërë në vendet e Ballkanit Perëndimor për t’i anëtarësuar në familjen evropiane”.

Hoxhaj në një reagim për këtë ide ka thënë “Zgjerimi i BE-së me shtetet e reja nga Ballkani Perëndimor është e vetmja alternativë Jo Unionit të Ballkanit Perëndimor (Jugosllavia)”.


Në artikullin e gjatë, gazeta shkruante për idenë e Unionit Ballkanik.

“Për këtë shkak është i nevojshëm propozimi për raporte të reja midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, duke ofruar: Ju krijoni brenda dhjetë vjetësh Unionin Ballkanik sipas modelit identik të BE-së – duke hequr kufijtë, me treg unik me të katër liritë themelore, politikën e përbashkët energjetike, politikën e përbashkët telekomunikuese, komunikacionin, që të gjitha bashkë me të drejtat qytetare”, ka shkruar gazeta. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Kronika e Zezë
​“Frika për humbje të votave”, partitë shmangin në fushatë një prej temave kryesore

​“Frika për humbje të votave”, partitë shmangin në fushatë një prej temave kryesore

Lajme
Nga e hëna, aeroporti i Shkupit do të bëhet “aeroport i qetë”

Nga e hëna, aeroporti i Shkupit do të bëhet “aeroport i qetë”

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Demokracia në Veprim: Në prag të javës së fundit, dinamikë e shtuar e fushatës në terren dhe në rrjete sociale

Demokracia në Veprim: Në prag të javës së fundit, dinamikë e shtuar e fushatës në terren dhe në rrjete sociale

Lajme
Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump

Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump

Lajme
Kalo në kategori