Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, sot është takuar me Iyad Amin Madani – sekretar i përhershëm i Organzatës për Bashkëpunim Islamik.
Në këtë takim, ministri Hoxhaj ka shprehur falenderime në emër të Republikës së Kosovës për mbështetjen e Organizatës për Bashkëpunim Islamik në konsolidimin e shtetësisë të Kosovës, duke e ndihmuar Kosovën në sigurimin e njohjeve nga shtete anëtare të kësaj organizate por po ashtu duke ndihmuar edhe në anëtarësimin e Kosovës në organizata të ndryshme ndërkombëtare.
Në këtë kontekst, ministri Hoxhaj kërkoi nga sekretari Madani që Organizata për Bashkëpunim Islamik të ushtrojë ndikimin e saj te 22 shtetet anëtare që ende nuk e kanë njohur Kosovën që të bëjnë një gjë të tillë dhe të përkrahin iniciativat e Kosovës për anëtarësim në organizata ndërkombëtare, transmeton Telegrafi.
Në anën tjetër, sekretari Madani e shprehu gatishmërinë e tij që si sekretariat i Organizatës për Bashkëpunim Islamik të komunikojnë me të gjitha shtetet anëtare që ende nuk e kanë njohur Kosovën, duke thënë se ai thellësisht është i bindur se pavarësia e Kosovës duhet të mbështetet nga shtetet anëtare të OBI-së për të mirën e paqes dhe stabilitetit në Ballkan.
Në një sesion të ndarë infomues, para amabasadorëve të shteteve anëtare të OBI-së të cilët ishin sot prezent në Jeddah, ministri Hoxhaj elaboroi në detaje argumente historike, ligjore dhe politike mbi njohjen e pavarësisë së Kosovës. Ai nënvijëzoi se “Pavarësia e Kosovës është në pajtim me të drejtën ndërkombëtare dhe i kontribuon paqes dhe stabilitetit në rajon”.
Ministri Hoxhaj, po ashtu njoftoi ambasadorët me të arriturat e fundit të Kosovës duke përfshirë MSA-në, dialogun me Serbinë dhe zhvillimet në ekonomi.
Ministri Hoxhaj u pajtua me sekretarin Madani që të intesifikohet komunikimi mes Kosovës, sekreariatit të Organizatës për Bashkëpunim Islamik dhe shteteve anëtare në mënyrë që të përditësohen informatat mbi arritjet e Kosovës dhe kontekstin politik në mënyrë që të sigurohen njohje të reja për Kosovës dhe mbështetje për anëtarësimin e saj në organizata ndërkombëtare./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMoti për pesë ditët e ardhshme
Vetaksident në Pejë, vdes shoferi i automjetit
LVV, LDK dhe PDK ndëshkohen me gjoba të majme nga PZAP për shkelje në fushatë
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Fshati Mirakë vetëm me 20 të moshuar: Do na gjejnë fëmijët të vdekur, ikën të gjithë
Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gerta flet pas incidentit: Nuk kam për qëllim të dëmtoj sytë e Gjestit
Gerta Gixhari e lëndon Gjestin? I hedh alkool në sy
‘Trazira’ në Big Brother VIP Albania - pas lëndimit të Gjestit shpërthejnë debatet në shtëpi
Babai i Haalandit thumbon keq Arsenalin pas turpërimit që i shkaktuan Man Cityt
A është ende e sigurt të fluturosh me aeroplan? Ekspertët e aviacionit japin 'verdiktin e tyre' pas incidentit në Uashington
Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet