Zëvendëskryeministri i Kosovës Enver Hoxhaj, tha se në një intervistë që ai kishte dhënë për “Veçernji list” të Zagrebit, nuk kishte përmendur krijimin e ndonjë pakti kundër Serbisë.
Ai gjithashtu deklaroi se titulli i tekstit që bëri jehonë në rajon dhe ajo çfarë tha aty, janë dy gjëra krejtësisht të ndryshme.
“Unë kurrë nuk kam thënë asgjë për krijimin e një pakti rajonal kundër Serbisë! Titulli i tekstit dhe ajo që unë kam thënë në të vërtetë janë gjëra krejtësisht të ndryshme,” tha Hoxhaj për televizionin e Malit të Zi, Antena M.
Ai tha se ai qëndron pranë çdo gjëje tjetër që tha për Veçernji list – për ndërhyrjen e Serbisë që të minojë shtetësinë e Kosovës, ndërhyrjen e Beogradit në punët e brendshme të Malit të Zi dhe Maqedonisë, si dhe qëndrimin se bashkëpunimi rajonal stabilizon Ballkanin dhe balancon Serbinë, transmeton KP.
“Sa për komentet e mia se Serbia po kryen një politikë agresive kundër vendeve fqinje dhe se partnerët perëndimorë duhet të përdorin ndikimin e tyre në Serbi, e cila është në thelb një dorë e zgjatur e Rusisë në Ballkan, janë të gjitha qëndrimet e mia të njohura që i kam bërë në mënyrë të përsëritur gjatë dekadës së fundit”, tha Hoxhaj.
Zëvendëskryeministri Hoxhaj më herët deklaroi në një intervistë me “Veçernji List” se në disa raste, gjatë qëndrimit të tij në Kroaci, Maqedoni dhe Mal të Zi, ai bisedoi me krerët e këtyre vendeve lidhur me krijimin e një pakti që do t’i qëndronte Serbisë dhe “politikës së saj agresive” .
Ai e arsyetoi këtë për gazetën “Veçernji List”, duke thënë se Serbia vazhdon një fushatë agresive kundër Kosovës dhe dëshiron të destabilizojë të gjithë rajonin.
Ministria e Punëve të Jashtme e Malit të Zi mohoi sot se zyrtarët e atij vendi biseduan për krijimin e një pakti kundër çdo shteti në rajon, ndërsa kryeministri maqedonas Zoran Zaev deklaroi se Maqedonia kurrë nuk bisedoi me askënd rreth formimit të një pakti kundër Serbisë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSerwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
Analiza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride
Njohësit e sigurisë: Serbia synon ta mbajë veriun të tensionuar
Autobusi nga Maqedonia rrëshqiti në autostradën në Serbi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj