LAJMI I FUNDIT:

Hoxha: Do ta forcojmë sistemin e drejtësisë

Hoxha: Do ta forcojmë sistemin e drejtësisë

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, priti të enjten në takim drejtorët e projekteve nga misioni i USAID-it në Kosovë.

Delegacioni i përbërë nga Christopher Thompsoni, drejtor i Projektit, Shibani Shahi, zv/drejtoreshë dhe anëtarë tjerë të këtij misioni kanë shfaqur përkrahjen e tyre në përmbushjen e detyrave dhe objektivave të ministrisë, njëherësh e kanë inkurajuar ministren në vazhdimin e synimeve për përmbushjen dhe realizimin e objektivave duke llogaritur në mbështetjen e plotë të misionit të USAID-it.

Sipas një komunikate të Ministrisë së Drejtësisë, Hoxha ka potencuar vullnetin dhe përkushtimin e saj institucional në përmirësimin dhe forcimin e sektorit të drejtësisë, si dhe shfaqi nevojën për reforma të duhura dhe strategji efektive në përmirësimin e fushës së sundimit të rendit dhe ligjit. Ministrja Hoxha ka kërkuar që bashkëpunimi i deritanishëm të intensifikohet edhe më tej si në përforcimin e infrastrukturës ligjore, po ashtu edhe në ngritjen e kapaciteteve të Ministrisë.


Vlerësim i përbashkët ishte se bashkëpunimi në sferën e infrastrukturës ligjore është tejet i rëndësishëm si në planifikimin e punëve dhe tejkalimin e sfidave.

Në trend Lajme

Më shumë
Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë

Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë "sport i rëndë" për ju – bëjeni Qeverinë nëse jeni fitues të zgjedhjeve

Lajme
Elbert Krasniqi konfirmon se do të jetë në koalicion qeverisës me Albin Kurtin në krye

Elbert Krasniqi konfirmon se do të jetë në koalicion qeverisës me Albin Kurtin në krye

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Përdori gjuhë seksiste dhe kërcënuese ndaj gazetareve – AGK dhe RrGGK kërkojnë ndëshkimin e Sami Kurteshit

Përdori gjuhë seksiste dhe kërcënuese ndaj gazetareve – AGK dhe RrGGK kërkojnë ndëshkimin e Sami Kurteshit

Lajme
Çeku i reagon Abdixhikut: Si mund të bëhesh kryeministër në një palë zgjedhje që i ke humbur, e ku fituesi është afër trefish larg teje?

Çeku i reagon Abdixhikut: Si mund të bëhesh kryeministër në një palë zgjedhje që i ke humbur, e ku fituesi është afër trefish larg teje?

Lajme
Maqedonci jep detaje për marrëveshjen me ShBA-të: Do të ndihmojë për anëtarësimin e Kosovës në NATO

Maqedonci jep detaje për marrëveshjen me ShBA-të: Do të ndihmojë për anëtarësimin e Kosovës në NATO

Lajme
Kalo në kategori