Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka thënë se pas kërkesës së kryeministrit Haradinaj, Ministria e Integrimit Evropian ka rishikuar prioritetet kyçe për procesin e integrimit evropian për vitin 2018.
Hoxha në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës tha se rishikimi i prioriteteve është bërë bazuar në Agjendën Evropiane të Reformave në kuadër të agjendës evropiane.
“Të reflektojmë mbi këtë dokument dhe të krijojmë një platformë politike për të filluar negociatat me Komisionin Evropian lidhur më avancimin e agjendës Evropiane të Kosovës drejt statusit të kandidatit, bazuar në një planifikim të reformave që mund të përmbushim gjatë vitit 2018”, tha Hoxha.
Ministria e Integrimit më herët, ka shpërndarë dokumentin për komentim, me ç’rast komentet janë diskutuar dhe janë integruar në kuadër të dokumentit.
Ministrja ka theksuar se do dinamizuar reforma gjatë vitit 2018, por njëkohësisht, do të ftohet Brukseli që të reflektoj ndaj avancimit të mëtutjeshëm të Kosovës në procesin integrues.
Ajo tha se gjatë dhjetorit pritet vizitë nga Brukseli, ku do të diskutohet operacionalizimi i prioriteteve, zbatimi i tyre në pajtim me dakordimin rreth aktiviteteve për vitin 2018.
“Synimi jonë është që Kryeministri Haradinaj dhe Komisionari Hahn të bëjnë lansimin e prioriteteve për vitin 2018 në kuadër të takimit të ardhshëm të Dialogut të Nivelit të Lartë Kosovë – BE në fillim të vitit 2018”, theksoi Hoxha.
Kjo dinamikë dhe përkushtim i ri i institucioneve të Kosovës, theksoi Ministrja Hoxha, gjatë vitit 2018, do të krijojë një momentum të ri politik në Kosovë dhe në Bruksel me ç’rast Kosova mund të ketë gjasat e mira për të filluar një diskurs konkret drejt statusit të kandidatit.
“Progresi jonë do të matet jo bazuar në dokumente që hartojmë dhe lansojmë, por bazuar në rezultate konkrete që do të jemi në gjendje të tregojmë gjatë 12 muajve të ardhshëm”, theksoi Hoxha. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

“Kemi vërejtur shumë gurë, drunj e pjesë të hekurit”, zyrtari policor tregon se si e menaxhuan protestën e 2015-ës

Maqedonci takohet me ambasadorin turk, diskutohet ndërtimi i fabrikës së municionit dhe dronëve

Garanton Emilia Rexhepi: Gjashtë deputetë të komuniteteve jo serbe s'e votojnë një qeveri të opozitës

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës

Sulmohen disa të rinj shqiptarë në Mitrovicë të Veriut, policia jep detaje

Maqedonci takohet me ambasadorin turk, diskutohet ndërtimi i fabrikës së municionit dhe dronëve

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

Krasniqi nuk përjashton mundësinë që vendi të shkojë sërish në zgjedhje

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Garanton Emilia Rexhepi: Gjashtë deputetë të komuniteteve jo serbe s'e votojnë një qeveri të opozitës

Trump pësoi një goditje tjetër ligjore

"Mezi u çova, nuk kam fuqi" - fjalët dhe momentet e fundit të Eglit në shtëpi, dukej në gjendje jo të mirë dhe pa energji

'Një pazarllëk': Çfarë arriti Samiti i Kajros për Gazën?

Gjesti kritikohet për mungesë empatie pas largimit të Eglit nga BBVA, pyet se ku janë cigaret e saj pasi ajo la shtëpinë

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës