LAJMI I FUNDIT:

Hoxha : Procesi integrues ka nevojë për dinamikë më të madhe

Hoxha : Procesi integrues ka nevojë për dinamikë më të madhe

Ministrja e Integrimit Evropian (MIE), Dhurata Hoxha,  ka takuar sot David Cullen, shef i njësisë DG D3, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Komisionit Evropian.

Në këtë takim ishin të pranishëm edhe Ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar dhe Ministri i Financave, Bedri Hamza.

Sipas njoftimit të dërguar nga kjo ministri, thuhet se u aty u tha “se dinamika e procesit integrues do dinamizuar”.


Ministrja Hoxha theksoi më tutje se të gjithë akterët, janë të involvuar duke kontribuar në zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, komponentet e prioriteteve si dhe me limitet kohore për zbatim.

“Angazhimi ynë është i jashtëzakonshëm dhe mirëpresim çdo përkrahje që vije nga Komisioni Evropian, rekomandimet e vazhdueshme për institucionet tona si dhe nga instancat tjera të rëndësishme evropiane”, tha Hoxha.

Ndërsa diskutimi u zhvillua në drejtim të maksimalizimit të angazhimit dhe përkushtimit të gjithanshëm për zbatimin e zotimeve brenda procesit.

Më tutje në këtë komunikatë thuhet se ministrat u zotuan në drejtim të angazhimit politik për mbështetjen buxhetore sektoriale në Reformën e Administratës Publike, me theks të veçantë në treguesin 6 (marrëveshja dhe angazhimi nga Kryeministri dhe Kryetari i Kuvendit).

Në anën tjetër, Cullen përgëzoi ministrat e pranishëm për përkushtimin dhe dinamizimin e procesit, duke ofruar përkrahje në këtë drejtim.

Përveç për Mbështetjen buxhetore Sektoriale në Reformën e Adminstratës Publike, Cullen gjithashtu ka diskutuar për Menaxhimin e Financave Publike, duke u përqendruar në fushën e administratës dhe financave. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parashikimi i motit për ditën e zgjedhjeve në Kosovë: Kush voton herët, përgatitet për të ftohtin

Parashikimi i motit për ditën e zgjedhjeve në Kosovë: Kush voton herët, përgatitet për të ftohtin

Lajme
Sfida e qeverisë së ardhshme: Si do të menaxhohen raportet me SHBA-në pas zgjedhjeve?

Sfida e qeverisë së ardhshme: Si do të menaxhohen raportet me SHBA-në pas zgjedhjeve?

Politikë
Kush fshihej pas fotove dhe videove erotike në Instagram? Policia e Korçës arreston autoret

Kush fshihej pas fotove dhe videove erotike në Instagram? Policia e Korçës arreston autoret

Lajme
Specialja del me sqarim për refuzimin e kërkesës së Thaçit për të vizituar babanë në spital

Specialja del me sqarim për refuzimin e kërkesës së Thaçit për të vizituar babanë në spital

Drejtësi
Aksident me fatalitet në Prizren, 68-vjeçarja humb jetën pas goditjes nga automjeti

Aksident me fatalitet në Prizren, 68-vjeçarja humb jetën pas goditjes nga automjeti

Kronika e Zezë

"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit

Politikë
Kalo në kategori