LAJMI I FUNDIT:

Hoxha: Ndeshja me Senegalin hap i ri drejt ndërkombëtarizimit

Hoxha: Ndeshja me Senegalin hap i ri drejt ndërkombëtarizimit

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka pritur sot sekretarin e përgjithshëm të Ministrisë së Jashtme të Senegalit, Amadou Kebe.

Gjatë takimit, Hoxhaj e informoi Kebe për progresin në Kosovë, fuqizimin e shtetësisë dhe subjektivitetit ndërkombëtar. Ministri Hoxhaj, vlerësoi lartë marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy shteteve si dhe theksoi vullnetin për zgjerimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit.

Duke iu referuar njoftimit për zyrtarizmin e ndeshjes miqësore në futboll ndërmjet Kosovës dhe Senegalit, Hoxhaj ka falënderuar Qeverinë e këtij shteti për përkrahjen që ka dhënë për mundësimin e kësaj ndeshje dhe për vullnetin për bashkëpunim ndërmjet dy shteteve në fushat e ndryshme, njofton MPJ.

Sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Jashtme i Senegalit, Amadou Kebe falënderoi ministrin Hoxhaj për gatishmërinë dhe për bashkëpunim e ofruar, duke shprehur kënaqësinë që ekipet kombëtare të dy vendeve në futboll do të zhvillojnë ndeshje miqësore. Ai ka paralajmëruar një vizitë në Kosovë të ministrit të Jashtëm të Senegalit me ftesë të ministrit Hoxhaj.


Kebe po ashtu theksoi se gjatë takimit me ministrin Hoxhaj është diskutuar për përforcimin e bashkëpunimit bilateral ndërmjet dy shteteve. “Do të përfitojë nga ky rast që të falënderoj ministrin e Punëve të Jashtme të Kosovës që e ka vënë në pah idenë e bashkëpunimit në fushën e sportit. Veçanërisht ministri ka sugjeruar një ndeshje miqësore ndërmjet Senegalit dhe Kosovës”, tha Kebe, duke theksuar se kjo ndeshje miqësore me 25 maj në Zvicër, do të jetë një ngjarje e rëndësishme për dy vendet.

Pas takimit, sekretari i përgjithshëm i MPJ-së së Kosovës, Albert Prenkaj, dhe homologu i tij nga Senegali, Amadou Kebe, kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi si dhe është bërë e ditur se do të pasojë edhe nënshkrimi i disa marrëveshjeve të tjera përfshirë edhe memorandumi i mirëkuptimit ndërmjet dy akademive diplomatike, të cilat do të nënshkruhen gjatë vizitës së ministrit të Jashtëm senegalez në Prishtinë. /Koha/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
CAS merr vendim per ankesën e Rumanisë për ndeshjen me Kosovën

CAS merr vendim per ankesën e Rumanisë për ndeshjen me Kosovën

Përfaqësuesja e Kosovës
Man City do të tentojë transferimin e dy yjeve të Barcelonës në verë

Man City do të tentojë transferimin e dy yjeve të Barcelonës në verë

Premier League
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Ndërkombëtare
Michael Owen shpërfilli Ronaldon dhe Gerrardin kur emëroi 'lojtarin më të mirë' me të cilin ka luajtur

Michael Owen shpërfilli Ronaldon dhe Gerrardin kur emëroi 'lojtarin më të mirë' me të cilin ka luajtur

Ndërkombëtare
UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

Liga e Kampionëve
Mediat italiane kritikojnë pesë yjet e Milanit pas humbjes zhgënjyese ndaj Feyenoordit

Mediat italiane kritikojnë pesë yjet e Milanit pas humbjes zhgënjyese ndaj Feyenoordit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori