LAJMI I FUNDIT:

House: E dua Serbinë dhe Kosovën

House: E dua Serbinë dhe Kosovën

Pas më shumë se dhjetë vjetësh, Frederick House u kthye në Ballkan, duke nënshkruar me skuadrën e Pejës.

Basketbollisti amerikan kishte luajtur 10 vjet më parë në Serbi, me ekipin e Partizanit. Prandaj, ai nuk e ka harruar ende ekipin bardh e zi, e as vendin fqinj.

“Më kanë telefonuar që të luaj për ta. E di se do të luajmë vetëm në ligën vendore, por kjo është OK. E di se ka pasur luftë, por në Kosovë nuk më kanë pyetur asgjë tjetër pos basketbollit. Mendoj se duhet që të gjithë të duhemi, ne jemi të gjithë një familje e madhe. Mund vetëm të them se e dua Serbinë dhe Kosovën”, deklaroi 35 vjeçari për uebfaqen serbe b92.net, transmeton Express.

Tifozët e Partizanit nuk e kanë harruar ende Housen, i cili ka lënë gjurmë të pashlyeshme në Serbi, në periudhën kur luante, në dekadën e kaluar.


“Partizani do ta ketë gjithmonë një vend në zemrën time. Kam dashur të kthehem, por klubi ka zgjedhur lojtarë tjerë. Këto i ka basketbolli, ndërsa për mua është në rregull. Por, askush nuk mund ta largojë Partizanin nga zemra ime. Bardh e zi për tërë jetën”, ka shtuar House.

Ai e ka vizituar disa herë Beogradin për t’i përcjell ndeshjet e Partizanit në 12 vjetët e fundit. Ai thotë se tash do të mundohet që në Kosovë ta shfaq atë që di, falë kualitetit dhe përvojës që ka.

“Nuk e shoh veten si një emër të madh, por vetëm si Frederick Houese, të cilit i është dhënë edhe një rast. Njerëzit më kanë uruar çdo të mirë dhe unë do të mundohem t’ju jap çdo gjë nga vetja. I jam mirënjohës Partizanit, por edhe të gjithë njerëzve dhe qyteteve e klubeve, të cilët i kam njohur gjatë karrierës”, përfundoi House. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tre lojtarët e Barcelonës dolën kundër transferimit të Rashfordit

Tre lojtarët e Barcelonës dolën kundër transferimit të Rashfordit

La Liga
Real Madridi përballet me sanksione të mëdha pasi 'shumica e futbollit spanjoll' kërkon ndëshkim gjatë takimit zyrtar

Real Madridi përballet me sanksione të mëdha pasi 'shumica e futbollit spanjoll' kërkon ndëshkim gjatë takimit zyrtar

La Liga
Plisat reagojnë për

Plisat reagojnë për "aktin më të turpshëm në historinë e sportit shqiptar"

Ndërkombëtare
Modric ‘sulmoi’ Vinicius Jr në sy të të gjithëve: Braziliani i tërbuar u vërsul në dhomat e zhveshjes, Ancelotti sqaron situatën

Modric ‘sulmoi’ Vinicius Jr në sy të të gjithëve: Braziliani i tërbuar u vërsul në dhomat e zhveshjes, Ancelotti sqaron situatën

Ndërkombëtare
Djali i Leo Messit nuk ka të ndalur: Shënon 11 gola brenda një ndeshje - statistikat sezonale janë të çmendura

Djali i Leo Messit nuk ka të ndalur: Shënon 11 gola brenda një ndeshje - statistikat sezonale janë të çmendura

Ligat tjera
Përdhunuesi i dënuar, Dani Alves poston video duke u stërvitur në fushën e Barcelonës

Përdhunuesi i dënuar, Dani Alves poston video duke u stërvitur në fushën e Barcelonës

Ndërkombëtare
Kalo në kategori