Ministri i Financave, Avdullah Hoti, ka bërë të ditur se gjatë muajit janar të hyrat janë rritur me 4.7 për qind dhe janë kursyer 660 mijë euro.
Përmes rrjetit social facebook ai ka thënë se të gjitha të dhënat për të hyrat konfirmojnë zhvillime pozitive në aktivitetet ekonomike.
Sipas tij, të hyrat gjatë janarit 2017 janë rritur me 4.7për qind krahasuar me janarin 2016. Ndërsa të hyrat vendore sipas ministrit janë rritur me 3.5 për qind, që krahasuar me vitin e kaluar janë 1.5 milion euro më shumë.
Sipas ministrit të hyrat vetanake gjatë janarit janë rritur me 8%, ndërkaq të hyrat nga tantiema kanë qenë 7.7 mil euro dhe nga taksa koncesionare e Aeroportit 1.9 mil euro. Ndërkaq shpenzimet janë rritur me 2.3 për qind duke arritur në 80 milion euro.
Postimi i plot i Hoti:
GJATË JANARIT 2017, TË HYRAT RRITEN ME 4.7% DHE ARRIHEN KURSIME NË MALLRA PREJ 660 MIJË EURO
Në funksion të transparencës, unë kam vazhduar raportimin mujor në Qeveri për të hyrat dhe shpenzimet e Qeverisë. Kjo praktikë e re ka për qëllim të rrisë transparencën dhe të monitorojë trendin e të hyrave dhe shpenzimeve për të ndërmarrë masat e nevojshme nëse vërehen ndryshime krahasuar me planin.
1. TË HYRAT
Të gjitha të dhënat për të hyrat konfirmojnë zhvillime pozitive në aktivitetet ekonomike. Të hyrat gjatë janarit 2017 janë rritur me 4.7% krahasuar me janarin 2016.
Të hyrat në kufi regjistruan rritje prej 5.5% (2.9 mil euro më shumë). Kjo rrije ka ardhur pavarësisht faktit se gjatë janarit 2017 importi është ulur me 3.5% dhe është duke u zbatuar MSA-ja që nënkupton ulje të taksën doganore në importin e shumë produkteve. Të hyrat nga akciza ka kontribuar më së shumti në rritjen e të hyrave kufitare.
Të hyrat vendore u rritën me 3.5% (1.5 mil euro më shumë). Rritje ka pasur në veçanti në të hyrat nga qiraja, në loto, të drejtat pronësore, tatimi në burim për interesa etj. Kjo është shenjë e formalizimit të aktiviteteve ekonomike në vend dhe tregon rolin e shtuar të ATK-së në mbledhjen e të hyrave. ATK-ja ka inkasuar 16 mil nga TVSH-ja, 14.2 mil nga tatimi në korporata, 6.9 mil nga tatimi i mbajtur në burim, 6.1 mil nga tatimi në biznese individuale etj.
Të hyrat vetanake gjatë janarit janë rritur me 8%, ndërkaq të hyrat nga tantiema kanë qenë 7.7 mil euro dhe nga taksa koncesionare e Aeroportit 1.9 mil euro.
2. SHPENZIMET
Shpenzimet u rritën me 2.3%, duke arritur në 80 mil euro. Kjo rritje kryesisht është nxitur në kategorinë e shpenzimeve subvencione dhe transfere, për shkak të përfitimeve më të larta në disa skema pensionale. Shpenzimet për paga dhe mëditje janë rritur me 0.6%, ato për mallra dhe shërbime kanë rënë me 17.8% (që është një kursim prej 660 mijë euro).
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëI erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!
Sinsay vjen për herë të parë në Kosovë – Dyqani i ri hapet në Central Park!
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!
Ekzekutohen pagat me rritje në sektorin publik
JussQeshja – Kombinim i freskisë dhe gëzimit për fëmijët!
Rruga Prizren-Tetovë, Aliu: Do të shkurtohet nga tre orë në më pak se një
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump
Tre lojtarët që Ronaldo i kishte kërkuar Real Madridit t'i transferonte në vitin 2017 - por Perez refuzoi
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin
Vinicius i dërgon mesazh Arabisë Saudite pas mega-ofertës që ka pranuar
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
Ronaldo thotë se Man City do të ketë 'frikë' nga Real Madridi, pasi është bërë parashikimi i Ligës së Kampionëve