Lidhja Demokratike e Kosovës në konferencën e rregullt javore ka bërë të ditur se kjo parti është duke punuar në hartimin e një platforme të re qeverisëse.
Shefi i Grupit Parlamentar të kësaj partie, Avdullah Hoti tha se vetëm LDK ka mbetur gardiane e shtetit ligjor në Kosovë, duke bërë të ditur se po përgatiten për zgjedhje të reja.
Hoti ka folur edhe për mungesën e punës së Kuvendit të Kosovës, duke thënë që janë katër seanca të hapura në pamundësi për t’u përmbyllur për shkak se koalicioni është i shpërndarë.
“Në këtë situatë kur shumica parlamentare është e ndarë zgjidhja e duhur janë zgjedhjet e reja. Një çështje e mbetur pezull është Demarkacioni – më lejoni të përsëris se LDK-ja e përkrah këtë marrëveshje. Pas votimit të Demarkacionit, Qeveria duhet të japë dorëheqje, Parlamenti duhet të shpërndahet dhe ne të shkojmë në zgjedhje”, tha Hoti.
Ai ka treguar edhe për një nismë që ka ndërmarrë kjo parti sa i përket hartimit të një platforme të re për udhëheqje.
“Ne jemi duke punuar shumë në hartimin e një platforme të re qeverisëse, e kemi mbledh të martën grupin e ekspertëve. Një grup mbi 80 veta të grupeve të ndryshme, duke filluar nga ekonomia, arsimi, shëndetësia, politika e jashtme, siguria etj. Tash do jemi në terren në komuna të ndryshme për të biseduar me struktura tona, shoqëri civile dhe biznese për të marrë inputin e tyre për platformën e re”, u shpreh ai.
Sipas Hotit, LDK do ta formojë grupin e ish-deputetëve të LDK-së, të cilët kanë punuar për Kosovën në mënyrë që siç tha për të ndihmuar në hartimin e kësaj strategjie të re të LDK-së.
Në këtë konferencë Hoti kërkoi edhe shfuqizimin e vendimit të Qeverisë për pagesën e rrymës banorëve të veriut. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në fshatin Izvor të Zveçanit, dy kilometra larg kufirit me Serbinë
Akuzoi Prokurorinë Speciale për luftë ndaj Kurtit, KPK i reagon Muratit: Përpjekjet për të minuar kredibilitetin janë të dështuara
Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A