Ministri në detyrë i Financave Avdullah Hoti po merr pjesë në Samitin e ministrave të Financave, guvernatorëve të Bankave qendrore dhe drejtorëve të administratave tatimore të rajonit, me temën “Stabiliteti financiar rajonal në mjedisin global“, që po mbahet në Beçiq të Malit të Zi.
Në panelin e ministrave të Financave të rajonit, me temën “Prioritetet e reja – Rritja më e shpejtë ekonomike me financa të shëndetshme publike dhe borxh më të ulët publik”, Hoti theksoi se për Kosovën dhe Malin e Zi, si dy vendet e vetme të rajonit që kanë zgjedhur euron si valutë të tyre, tema e këtij paneli është edhe më e rëndësishme për shkak të fushëveprimit të kufizuar për të korrigjuar gabimet në menaxhimin e financave publike nëpërmjet masave monetare.
Ai tha se financat publike të shëndetshme dhe niveli i ulët i borxhit publik kanë efekt të menjëhershëm në pasigurinë ekonomike dhe në rritjen ekonomike. Hoti po ashtu theksoi nevojën për implementimin e reformave që e bëjnë të lehtë përmbushjen e obligimeve tatimore, si dhe adoptimin e politikave fiskale që ofrojnë stimuj për investime brenda sektorit privat.
Gjatë fjalimit të tij, Hoti tha se Kosova është shembull konkret se si reformat në financat publike kanë pasur ndikim të menjëhershëm në rritjen ekonomike, duke rezultuar me një përshpejtim të normës së rritjes nga 1.2% më 2014 në një mesatare prej 4% përgjatë viteve 2015 dhe 2016.
Në këtë drejtim, ai bëri të ditur se përmirësimet kryesore në arkën e shtetit kanë rezultuar nga rënia e deficitit buxhetor dhe ngritja e të hyrave tatimore nga 21% në 24% të prodhimit të brendshëm bruto.
Sipas Hotit, ndikimi i përmirësimit të financave publike në rritjen ekonomike ka qenë i përcjellë me reforma për përmirësimin e ambientit biznesor, reflektuar edhe me ngritjen e rangimit të Kosovës në raportet e Bankës Botërore. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Premtimet për rrymën: Gaz, thëngjill, burime të ripërtërishme
Murati: Sivjet do të faturohet edhe tatimi në pronë për katër komunat veriore të vendit
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort
Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave
Ndërmarrja "Trepça", njofton se kanë rikthyer një pronë, e cila për shumë vite ishte jashtë menaxhimit të tyre
Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!
Murati: Sivjet do të faturohet edhe tatimi në pronë për katër komunat veriore të vendit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump
Tre lojtarët që Ronaldo i kishte kërkuar Real Madridit t'i transferonte në vitin 2017 - por Perez refuzoi
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin
Vinicius i dërgon mesazh Arabisë Saudite pas mega-ofertës që ka pranuar
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
Ronaldo thotë se Man City do të ketë 'frikë' nga Real Madridi, pasi është bërë parashikimi i Ligës së Kampionëve