LAJMI I FUNDIT:

Hoti: Për pesë muaj inkasuam 550 milionë euro

Hoti: Për pesë muaj inkasuam 550 milionë euro

Dogana dhe ATK për pesë muaj e parë të këtij viti kanë mbledhur 550 milionë euro, ose 71 milionë më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, duke arritur pa ndonjë problem të realizohet plani i të hyrave për këtë vit.

Kjo rritje e të hyrave sipas Ministri të Financave, Avdullah Hoti ka ardhur duke luftuar ekonominë jo formale, nga tatimpaguesit e mëdhenj, duke shtuar masat strikte në kontrollin e mbledhjes së tatimeve brenda dhe nga aktiviteti i shtuar ekonomik.

Ministri Hoti në intervistën për KosovaPress ka treguar se në tetë vjetët e fundit as një herë gjendja financiare e qeverisë nuk ka qenë më e mirë.


Sipas tij, qeveria aktuale ka një bilancë bankar që i tejkalon të gjitha parashikimet që kanë qenë me herët. Hoti tha se kanë afër 400 milionë euro bilancë bankar, dhe nga ky këndvështrim kanë situatën mjaft stabile dhe nuk ka nevojë të brengosen.

Ministri i Financave tregon se qeveria parashikon normën e rritjes ekonomike për këtë vit prej 3.8 deri 4 për qind.

Sipas ministrit Hoti gjithashtu Kosova ka një borxh publik 13.5 ose 800 milionë euro, që për ministrin është borxhi më i ulët krahasuar me rajonin.

“I kemi të dhënat e fundit për 5 muajt e parë të këtij viti. Rritja e të hyrave është 16 për qind, krahasuar me 5 mujorin e vitit 2015. Kemi mbi 70 milionë euro më shumë, kemi mbledhur sesa që janë mbledhur në pesë muajt e parë të vitit 2015. Pra, po krahasohemi me vetveten e jo me qeveritë e kaluara, në bazë të kësaj unë jam shumë konfident që ne arrijmë të realizojmë planin e të hyrave për këtë vit pa ndonjë problem”, tha ministri Hoti.

Hoti tha se në kuadër të kësaj ka indikacione të besueshme që po rriten investimet e jashtme, po rritet punësimi, po rritet aktiviteti ekonomik në vend.

Ai duke folur për pakon e re fiskale që ka hyrë në fuqi në shtator të vitit të kaluar, tha se kjo pako ka pasur dy qëllime kryesore, njërin për mbështetje të zhvillimit ekonomik dhe tjetri për rastet sociale.

“Pakoja fiskale ka pasur dy qëllime bazike, njëri qëllim ka qenë të mbështesim zhvillimin ekonomik të vendit dhe ana tjetër ka qenë aspekti social i pakos fiskale. Me këtë pjesën e parë të zhvillimit ekonomik ne e kemi hequr komplet TVSH-në nga importi i të gjitha makinerive prodhuese i të gjitha lëndëve të para dhe i pajisjeve të teknologjisë informative”, tha Hoti.

Ai tha seefektet e kësaj pako i kanë parë prej shtatorit e këndej, ku statistikat që kanë për katër muajt e fundit të vitit 2015, tregojnë që janë mbledhur më pak të hyra nga TVSH nga importi i pajisjeve, makinerive prodhuese dhe i lëndëve të para, që janë diku afër 6 milionë euro.

Hoti tha më tej se krahasuar me regjionin, Kosova ka borxhin publik më të ulëtin. Sipas tij, më këtë përqindje të ulët është krijuar hapësira të rritet borxhi publik, diku edhe 10 përqind.

“Ne kemi një borxh publik që është shumë i ulët, është vetëm 13.5 përqind e bruto prodhimit vendor që na vendos neve në një situatë shumë të favorshme për zhvillim afatgjatë sepse ngarkesa që kemi në buxhet për të paguar kryegjënë interesin për borxhin publik është shumë i vogël. Tash kemi krijuar këtë hapësirë përmes kaluzolës së investimeve, përmes kësaj neve na rritet borxhi publik diku edhe 10 për qind në maksimum, kufirin maksimal e kemi 40 përqind të bruto prodhimit vendor”, tha Hoti.

Për sa i përket krijimit të lehtësirave fiskale për investitorët e huaj, ai tha se janë në prag të miratimit të Ligjit për Investime strategjike. Hoti tha se i trajtojnë investitorët e jashtëm njësoj sikur i trajtojnë investitorët vendorë dhe se kanë arrit marrëveshje me shumicën e vendeve për mbrojte të investimeve.

“Ne jemi ekonomi e hapur, ne trajtojmë investitorët e jashtëm njësoj sikur i trajtojmë investitorët vendorë, me shumicën e vendeve kemi edhe marrëveshje për mbrojtje të investimeve. Janë dy çështje me të cilat ne tani po punojmë e para është udhëzimi administrativ për pushimet tatimore që bazohet në ligjin tatimin në korporata, tash udhëzimi do të parasheh shumën e investimeve dhe numrin e vendeve të reja të punës për të cilat investitori lirohet nga tatimi në fitim për një periudhë të caktuar. Këtë po e bëjmë krahas krijimit të zonave ekonomike nëpër regjione të ndryshme. Elementi i dytë është ligji për investimet strategjike, i cili është në mes të dy leximeve krijon një bazë ligjore të qartë për t’i mundësuar Qeverisë që të negocioj drejtpërdrejt duke ruajtur interesat e shtetit dhe duke promovuar zhvillimin ekonomik duke rritur punësimin”, tha ai.

Hoti tregoi se po negociojnë me investitorë të mëdhenj që të investojnë në sektorët që janë strategjik, si në energjetikë, bujqësi, turizëm dhe në projekte të mëdha që kërkojnë shuma të mëdha të investimeve, të cilat nuk ka konkurrencë të drejtpërdrejt.

Ministri i Financave pret që rritja ekonomike për këtë vit të jetë 3.8 deri 4 përqind, meqë janë në rrugë të mbarë me zhvillimet dhe projektet ekonomike që janë paraparë për sivjet.

“Tani parashikimet tona janë që ky vit të mbyllet me 3.8 deri 4 për qind, këta pesë muaj të këtij viti ka në qenë mjaft të suksesshëm, nuk ka asnjë arsye për të besuar se nuk do të arrijmë këtë, jemi në rrugë të mbarë, besoj me këto zhvillime që janë ekzistuese, nëse ecin punët mirë dhe fillojnë shpejt me projektin e Brezovicës, dhe nëse kah fundi i vitit eventualisht fillohet me projektin e ‘Kosova e Re’. Po ashtu, nëse eventualisht fillojmë me rekonstruimin e hekurudhës nga Hani i Elezit për çka janë kryer të gjitha procedurat, besoj që këto do japin një imput të ri ekonomisë vendore… Unë jam i sigurt që viti 2017 do të bëjë një kapërcim signifikantë në normën e rritjes ekonomike”, tha ai.

Hoti ka folur edhe për qëndrueshmërinë financiare, që sipas tij, qëndrueshmëria fiskale e Qeverisë dhe shtetit të Kosovës është e mirë, krahasuar me atë që e kanë trashëguar në dhjetor të vitit 2014. Sipas tij, bilanci bankar që ka qenë pak mbi 100 milionë euro, tashmë është trefish më i madh sesa që ka qenë në janar të vitit 2015.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Numër i vogël i inspektorëve në terren, jo të gjitha bizneset po kontrollohen

Numër i vogël i inspektorëve në terren, jo të gjitha bizneset po kontrollohen

Ekonomi
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Ekonomi

"Edhe atëherë kishte media të lira", Peci: Refuzimi i aplikimit të KB “Krusha” në kohën e PAN-it nuk ka përbërë lajm

Ekonomi
Unisolar - Investimi më i zgjuar ekonomik që mund të bëni!

Unisolar - Investimi më i zgjuar ekonomik që mund të bëni!

Ekonomi
Kalo në kategori