LAJMI I FUNDIT:

Hoti: Komunat do t’i forcojnë kapacitetet me shkëmbimin e praktikave të komunave të BE-së

Hoti: Komunat do t’i forcojnë kapacitetet me shkëmbimin e praktikave të komunave të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka përgëzuar Asociacionin e Komunave të Kosovës për nisjen e bashkëpunimit formal me Kongresin e Pushtetit Lokal dhe Rajonal të Këshillit të Evropës, me seli në Strasbourg, për promovimin e standardeve evropiane të demokracisë lokale.

Hoti ka shkruar në Facebook se përmes këtij bashkëpunimi do të vlerësohet niveli i zbatimit të parimeve të Kartës Evropiane për Vetëqeverisje Lokale në Kosovë, si dhe do të zhvillohet udhërrëfyesi për komunat dhe institucionet për të fuqizuar demokracinë lokale në Kosovë.

“Përmes këtij bashkëpunimi do të ndihmohen komunat për të forcuar kapacitetet e tyre përmes shkëmbimit të praktikave më të mira me komuna në vendet e BE-së. Qeveria e Kosovës do të ndihmojë në këtë drejtim, duke avanuar ligjin për financat e pushtetit lokal dhe rregullativën tjetër ligjore”, ka shkruar ai.


Postimi i plotë i Hotit:

“E përgëzoj Asociacionin e Komunave të Kosovës për nisjen e bashkëpunimit formal me Kongresin e Pushtetit Lokal dhe Rajonal të Këshillit të Evropës, me seli në Strasbourg, për promovimin e standardeve evropiane të demokracisë lokale.

Përmes këtij bashkëpunimi do të vlerësohet niveli i zbatimit të parimeve të Kartës Evropiane për Vetëqeverisje Lokale në Kosovë, si dhe do të zhvillohet udhërrëfyesi për komunat dhe institucionet për të fuqizuar demokracinë lokale në Kosovë.

Përmes këtij bashkëpunimi do të ndihmohen komunat për të forcuar kapacitetet e tyre përmes shkëmbimit të praktikave më të mira me komuna në vendet e BE-së.

Qeveria e Kosovës do të ndihmojë në këtë drejtim, duke avanuar ligjin për financat e pushtetit lokal dhe rregullativën tjetër ligjore”, ka shkruar Hoti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nga Vulin deri te Brnabiq: Fyerjet ndaj shqiptarëve nga zyrtarë serbë ndër vite

Nga Vulin deri te Brnabiq: Fyerjet ndaj shqiptarëve nga zyrtarë serbë ndër vite

Lajme
Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Lajme
KQZ refuzon hapjen e 177 kutive të votimit nga diaspora

KQZ refuzon hapjen e 177 kutive të votimit nga diaspora

​Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

​Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

Lajme
Maqedonci takohet me ambasadorin turk, diskutohet ndërtimi i fabrikës së municionit dhe dronëve

Maqedonci takohet me ambasadorin turk, diskutohet ndërtimi i fabrikës së municionit dhe dronëve

Siguri
A po mbesin jashtë Kuvendit, Arben Gashi nga LDK dhe Bekim Haxhiu nga PDK?

A po mbesin jashtë Kuvendit, Arben Gashi nga LDK dhe Bekim Haxhiu nga PDK?

Kalo në kategori