LAJMI I FUNDIT:

Hoti flet sot para gazetarëve pas kthimit nga Brukseli

Hoti flet sot para gazetarëve pas kthimit nga Brukseli

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti do të mbajë sot konferencë për media në ora 11:00, në objektin e Qeverisë.

Përmes një njoftimi drejtuar mediave, Zyra e Kryeministrit ka bërë me dije se kjo konferencë vjen pas vizitës së tij në Bruksel.

Kryeministri Avdullah Hoti, pas kthimit nga vizita zyrtare në Bruksel do të mbajë konferencë për media, thuhet në njoftim.


Gjatë qëndrimi të tij atje ai është takuar me liderët evropianë, si me David McAllister, kryesues i Komitetit për Punë të Jashtme në Parlamentin Evropian, me të cilin biseduan për procesin e liberalizimit të vizave dhe rrugën e Kosovës drejt integrimit evropian.

Hoti u takua edhe me presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel, të cilin e njoftoi për prioritetet e Qeverisë së Kosovës, siç është procesi i liberalizimit të vizave, menaxhimi i pandemisë të shkaktuar nga COVID 19, pakoja e rimëkëmbjes ekonomike, si dhe për përkushtimin e Qeverisë së Kosovës në forcimin e sundimit të rendit dhe ligjit.

Ai diskutime pati edhe me kryetaren e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Ata biseduan edhe për çështjet e tjera të aktualitetit politik dhe gatishmërinë e Qeverisë së re të Kosovës për qeverisje të mirë dhe transparente.

Në fund të kësaj vizite ai u takua edhe me Oliver Varhelyi, Komisioner i BE-së për fqinjësi dhe zgjerim, biseduan për nevojën urgjente që kosovarët të lëvizin lirshëm dhe për agjendën e re për reforma evropiane.

NdrysheHoti do të raportojë në lidhje me takimin në Bruksel edhe në Komisionin për Integrim Evropian.

Në trend Lajme

Më shumë
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

Lajme
Qytetarët pranuan SMS me përmbajtje të rreme, u kërkohej pagesa për gjoba të pretenduara në trafik

Qytetarët pranuan SMS me përmbajtje të rreme, u kërkohej pagesa për gjoba të pretenduara në trafik

Lajme
“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Rutte njoftohet nga komandanti i KFOR-it rreth situatës së sigurisë në Kosovë

Rutte njoftohet nga komandanti i KFOR-it rreth situatës së sigurisë në Kosovë

Siguri
Kalo në kategori