LAJMI I FUNDIT:

Hotel GOLD, adresa më e mirë për kurorëzimin e dashurisë

Hotel GOLD, adresa më e mirë për kurorëzimin e dashurisë

Të biesh në dashuri është lehtë, të planifikosh dasmën është vështirë. Mos e mundoni veten duke organizuar momentin më të lumtur të jetës suaj. Zgjidhja është e lehtë, përderisa Hotel GOLD në Prizren mendon për ju.

Një moment në jetë nuk shuhet kurrë. Dasma mbetet kujtimi më mbresëlënës në jetë, që përcillet edhe tek gjeneratat e ardhshme. Nga dy gjysma krijohet një tërësi, një çift, e jetët dhe brezat e rinj lindin nga ky bashkim. A nuk do të donit që këtë moment ta shënoni si duhet? Hotel Gold 4 Patjetër se po, ndërsa Hotel GOLD është adresa ideale që dasma juaj të jetë madhështore, ashtu siç është dashuria e çiftit.

Restoranti i dasmave i këtij hoteli kujdeset të plotësojë çdo dëshirë tuajën. Kërkesat e juaja, idetë dhe gatishmëria e stafit e bën momentin më të lumtur të çiftit dhe të dasmorëve vërtet madhështor e të paharrueshëm. E vetmja gjë për të cilën do të mendoni ju është se si t’ia kaloni më mirë. Hotel Gold 1 Keni dilema për lulet e dasmës, për veshjet, për vellon e nuses, për tortën festive, për fotografitë profesionale që do ta fiksojnë përjetësisht këtë moment lumturie…?

Këto detaje deri dje mundonin çiftet. Por, për to tash zgjidhje ka Hotel GOLD që dasmorëve ua sjell edhe një befasi: nusja dhe dhëndri zbresin në sallënga lartë, përmes liftit transparent, duke rrezatuar dashurinë dhe bukurinë e tyre. Hotel Gold 2 Menyja e begatshme ofron shumë zgjidhje për ushqim e për pije. Për këngë dhe valleambienti është ideal, i ideuar për ta shënuar si duhet momentin më të lumtur të çiftit.Salla është e ndriçuar, me kolorit festiv, me zërim kualitativ, e hapësirë të duhur për ta shprehur harenë me valle. Ekskluziviteti dhe komoditeti është i garantuar, ashtu siç është shërbimi i stafit profesional.

Për të gjitha këto meritor është Valond Shahini, pronar i Hotel GOLD, që e ka bërë të pamundurën t’ju qëndrojë besnik vlerave kulturore dhe traditës së qytetit të Prizrenit, duke i ndërthurur ato me trendët modernë nga Perëndimi. Kujdesi i tij është shpërblyer me besimin që ia dhanë të tjerët. Vizitojeni ju Hotelin GOLD dhe do të bindeni për këtë.

Klikoni këtu për të vizituar faqen e hotelit në Facebook: https://www.facebook.com/hotelgoldpz

Artikull i sponsorizuar