Dhjetëvjeçari, protagonist i filmit “Babai”, është i sinqertë dhe emocionalisht i papjekur, dhe e njëjta mund të thuhet për filmin në të cilin luan ai.
Kjo histori hipotetikisht e dhimbshme e një djaloshi kosovar që i vihet prapa babait të tij, i cili niset për në Gjermani duke shpresuar për jetë më të mirë, është filmi debutues i metrazhit të gjatë i regjisorit Visar Morina, shkruan Hollywood Reporter, shkruan sot “Koha Ditore”.
Fituesi i tri çmimeve në “Munich Film Fest”, në kategorinë e kinemasë së re gjermane dhe dy të tjerë së fundmi në Festivalin e Karlovy Varyt, ku edhe aty ishte në garë zyrtare, është dramë që të bën të mendosh se është e rëndësishme, por kur bën një vrojtim për së afërmi, e kuptojmë se është e ngathët – për shkak të perfomrancës së rrafshët jo edhe aq ndriçuese. Shumë festivale pa dyshim se presin më shumë nga bashkëpunimet midis Francës dhe Gjermanisë.
Në skenën e parë të filmit, ku ai është i fshehur në bagazh të veturës e cila e transporton babanë e tij, Gëzimin, (Astrit Kabashi) për në kufi me Serbinë, është e qartë se 10–vjeçari Nori (Val Maloku) nuk e ka ndërmend që ta lëshojë të atin e tij të shkojë askund e ta lërë vetëm. Nëna e Norit i ka lënë ata para se të nisë filmi dhe këtë ne e kuptojmë nga një njeri se Gëzimi ishte “shumë i butë” me gruan e tij dhe i tillë është edhe me të birin. Fakti së protagonisti është i lidhur me babanë e tij është i papërshtatshëm, pasi babai dëshiron të shkojë në Gjermani, me shpresën se do të gjejë punë më të mirë dhe të fitojë më shumë para sesa shitja e cigareve në rrugë. Për audiencën e ngadalshme në kapjen e informatave, Nori hidhet para autobusit në të cilin Gëzimi mundohet të hipë, por falë shërimit të shpejtë të Norit, babai në fund arrin që me sukses të niset, teksa e lë Norin nën përkujdesjen e familjes së tij të madhe.
Filmi zë vend në Kosovën e viteve ’90, para luftës, megjithëse kalimi ilegalisht në Evropë si një emigrant pa dokumente nuk ka ndryshuar shumë që nga ajo kohë dhe ekziston një tendencë që kërkesat e Norit t’i lidhë me ngjarjet e sotme. Megjithëse në mes të filmit nuk shohim rrezikun e udhëtimit prej Kosovës në Gjermani përmes syve të Gëzimit, por këtu hasim në një prej gjetjeve të mira, por të pakta në film, sepse e shohim ngjarjen prej perspektivës së Norit të vogël. Mashtruesi i patundur vjedh para prej axhës së tij dhe më pas niset hapave të babait të tij me shpresën se do të bashkohen. Sigurisht, dhe ndoshta për të mirë, djaloshi nuk ka ide se çka e pret gjatë udhëtimit të vështirë, ku ai detyrohet të bëjë aleancë me Valentinën (Adriana Matoshi), e cila planifikon t’i bashkohet burrit të saj në Gjermani. Instinktin e saj amënor e demonstron menjëherë, por më pas ajo i vjedh paratë e djaloshit të vogël në mënyrë që të paguajë udhëtimin e vet.
Skenaristi dhe regjisori i filmit Morina, është i lindur në Prishtinë, Kosovë, por është shkolluar në “Academy of Media Arts” në Cologne dhe ka bërë disa filma të shkurtër. Në filmin e tij të parë të gjatë, nuk e mban tonin serioz gjatë tërë kohës, por ka një veti që secilin problem a moment të vështirë ta nënvizojë tri herë dhe më pas kthehet aty që të sigurohet se audienca e ka kuptuar (ju kujtohet bagazhi e më pas edhe autobusi?) Disa herë kemi momente komike, një prej tyre është kur familja e madhe mblidhet për një dasmë kosovare dhe më pas nisin ritualin e vazhdueshëm e të pafund të përshëndetjes së njëri-tjetrit dhe pyesin për mirëqenien e të gjithëve. Morina nuk është se qesh me personazhet, por për mënyrat e prapambetura.
Pas shumë rreziqeve dhe më shumë rastësi – burri i Valentinës jeton në të njëjtin qytet si Gëzimi –djaloshi bashkohet me babanë i cili mbahet në qendrën e ndalimit të emigrantëve. Djali i tij nuk mund të qëndrojë aty pasi që nuk ka dokumente dhe nuk ka asnjë provë se ai është djali i tij. Edhe këtu skenat kanë prirje të jenë tepër didaktike: Shiko se si shtetet e pasura po i trajtojnë të varfrit!
Përtej çështjes dhe figurave të protagonistëve, nuk ka mish në eshtrat e “Babait”. Se si ndihet Nori rreth odisesë së çmendur për të takuar babanë e tij, nuk është asnjëherë e qartë dhe është e vështirë të kuptohet se çka kupton e çka jo, edhe pse filmi është xhiruar prej perspektivës së tij. Fatmirësisht, Morina nuk ka marrë një fëmijë i cili do të ishte i lezetshëm, sepse kjo do ta kthente filmin në një melodramë. Megjithëse shikimi i palëkundur i Malokut ka më shumë se një shprehje e cila e vështirëson secilën barrierë sociale dhe gjeopolitike me të cilat ai ndeshet dhe ka nevojë që të kapërcejë apo anashkalojë ndikimin e jetës së tij në personazh. Duke e thënë këtë, faji kryesor qëndron në mënyrën tepër racionale në të cilën filmi i qaset narracionit, i cila është pothuajse i tëri një incident pa lënë asnjë vend për një reagim emocional që ka më shumë nuanca se “vendosmëria”, “zemërimi” ose “frika e braktisjes”.
Në fund, shikimi i zymtë i filmit i përshtatet tonit pesimist të vazhdueshëm, me kinematografin italian Matteo Cocco, i cili përdor stil gati si të dokumentarit që të krijojnë ndjenjën se është marrë nga ngjarjet kryesore. Fundi disi i papritur nuk mund të quhet surprizë, përderisa i tërë filmi është i montuar nxitimthi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Selena Gomez humb mbi 800 mijë ndjekës në Instagram pas videos emocionale për emigrantët
I nominuar në ‘Oscars 2025’, rrëfimi i aktorit shqiptaro-danez Besir Zeciri: Roli kryesor në filmin “The Girl with the Needle”, një sukses që më ndryshoi jetën
“Raki për Bajram”, Emina Çunmulaj befason me deklaratën në emisionin e Arbana Osmanit
"Raki për Bajram", Emina Çunmulaj befason me deklaratën në emisionin e Arbana Osmanit
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
"Ik se më mërzite", Gjesti refuzon kontaktin me Eglin - fansat dyshojnë se është ende i dashuruar me Xhenetën
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Laertit nuk ia don me Valbonën, e fton për darkë romantike me një buqetë lulesh por ajo e refuzon: Ngre dolli i vetëm i mërzitur
"Me zarfa të zi, Jena VIP, po na shikon një Shqiptari" - publikohet kënga e G Banit e realizuar në Big Brother VIP Albania 4
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?