Dikur, shtatë fshatrat e Kaçinarit në Mirditë, gëlonin nga jeta…të vendosur në një territor të thyer, por të bekuar me diell e ujë, në këtë zonë jetonin rreth 7 mijë banorë.
Sot banorët e përhershëm të kësaj zone janë shumë të rrallë, pasi edhe këto fshatra kanë rënë në grackën e braktisjes masive. Madje fshati Kuzhnen është zhdukur krejtësisht, pasi në të nuk banon më askush.
Fshehur mes kodrave të shumta, për të mbërritur në Kaçinarin vetëm 23 kilometra nga qyteti i Rrëshenit, të duhet më shumë se një orë, në një rrugë që nuk ka parë kurrë asfalt me sy…
I harruar nga politika dhe pushtetarët, i vetmi vizitor në këto zona të thella është prifti katolik Dom Gjergj Meta.
Ai vjen çdo të shtunë për tu dhënë ushqim për shpirtin atyre pak qëndrestarëve që kanë mbetur në tokën e të parëve dhe merr me vete gjithë betejën e tyre për të mbijetuar.
Është e shtuna e pashkëve katolike dhe në kishën e fshatit Simon ka më shumë njerëz se zakonisht. Shumica nuk banojnë prej vitesh më këtu, por kanë ardhur të festojnë pashkët me prindërit. … Në këtë fshat nuk ka mbetur më asnjë fëmijë pasi nuk ka rrugë, as shkollë e as qendër shëndetësore. Zëri i të vetmes vogëlushe që ka ardhur për vizitë tek gjyshërit, e bën më tronditëse braktisjen e zonës.
Fshati Simon është një ndër më të shpopulluarit. Aktualisht këtu jetojnë vetëm18 familje nga 150 familje që jetonin deri në vitet 2000. Por edhe këto 18 familje nuk e kalojmë më shumë se tre anëtarë secila, ku mosha mesatare është diku te 50-60 vjeç.
“Po të shohim pjesën matanë lumit, ku janë rreth 30 shtëpia jetojnë vetëm 3 familje. Sigurisht në këto kushte nuk mund të jetojnë më shumë”, u shpreh Dom Gjergj Meta.
Dom Gjergj Meta rrëfen se çdo herë që e merr rrugën drejt këtyre fshatrave, i mbushet zemra me dhimbje për harresën e pakuptimtë ndaj tyre.
“Ata që jetojnë këtu duan të jetojnë këtu. sepse ato thonë që ky vend jetohet, por ne kemi nevojë për një rrugë, për një shkollë, për një ambulancë, por kjo tokë jetohet. Toka është e mirë, fruta, perime, po të ishte rruga nga Rrësheni këtu janë vetëm 20 minuta. Këtu është një mrekulli, gjynah”, tha Dom Gjergj Meta.
Në fshatin Kaçinar, që është qendër administrative, të vdekurit janë më të shumtë se të gjallët e mbetur këtu. Në luftë me harresën, shkolla që dikur kishte rreth 300 fëmijë, tashmë ka vetëm 5 nxënës. Qendra shëndetësore është krejtësisht e amortizuar dhe shenjat e rrënimit duken kudo.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Mickoski: Dikush mund të bëjë lista për punësime, por deri sa jam unë kryeministër kjo nuk do të ndodhë

Kamberi akuzon Gjurgjeviqin e afërt me AfD-në për falsifikim të fakteve për Kosovën

23 shkurti, datë e rëndësishme për Rotary International dhe Rotary në Kosovë

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Rregullat e reja të qirasë së plazheve godasin rëndë Ulqinin

Turistë nga Shqipëria e Spanja në Prizren, qyteti me histori dhe bukuri natyrore

Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

Taksisti sulmohet nga pasagjeri në veri të Mitrovicës

Procesi i imunizimit të djemve kundër HPV po zhvillohet pa probleme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë