LAJMI I FUNDIT:

Historia do të flasë për Prishtinën…

Historia do të flasë për Prishtinën…

Sigal Prishtina shënoi fitoren e tretë radhazi kundër Pejës në kuadër të “play-off”-it të ETC Superligës së Kosovës në basketboll, për t’u shpallur kështu kampion për të 9-ën herë në historinë e basketbollit të pasluftës.

Plisat e kishin mbushur palestrën e Pallatit të Rinisë dhe Sporteve për ta motivuar dhe përkrahur skuadrën e tyre të zemrës drejt titullit që iu kishte ikur nga duart në dy vitet e fundit.

Pejanët e udhëhequr nga kapiteni Valdet Grapci e nisën mjaft mirë lojën duke krijuar menjëherë një epërsi prej shtatë pikëve(2-9), mirëpo kjo gjë e nxiti Dardan Berishën që t’i shënojë dy trepikësha të njëpasnjëshëm për ta ngushtuar disavantazhin në vetëm një pikë. Mysafirët e mbajtën këtë epërsi deri në fund të çerekut të parë i cili përfundoi me rezultat 21-22.

Edhe çereku i dytë iu takoi pejanëve, pasi prishtinasit dukeshin të humbur në parket duke bërë gabime amatoreske që ndoshta edhe fëmijët në klasën e 8-të nuk i bëjnë. Ishte Samir Shaptahu ai i cili i udhëhoqi verdhezinjtë në këtë çerek, të cilin e përmbyllën me 10 pikë epërsi, 36-46.


Çereku i tretë nisi nën një ritëm më të lartë dhe më agresiv, teksa shihej një entuziazëm më i madh tek vendasit për ta barazuar rezultatin. Këtë gjë edhe e arritën përmes dy gjuajtjeve të lira të Berishës 4 minuta pa përfunduar ky çerek, me ç’rast Bardhekaltërit edhe kaluan në epërsi.

Kur kishin mbetur edhe disa sekonda deri në përfundim të kësaj pjesëloje, Berisha me mençuri e detyroi Valdet Grapcin ta bënte faulin e tij të pestë dhe të largohet nga loja, gjë që e dëmtoi rëndë skuadrën pejane për shkak të mungesës së një qendre tjetër. Në anën tjetër, Berisha i realizoi dy gjuajtjet e lira për t’u futur në çerekun e katërt me dy pikë epërsi, 56-54.

Çereku i katërt u takoi prishtinasve të cilët që nga fillimi i tij kontrolluan gjithçka dhe gradualisht deri në fund të ndeshjes përmes paraqitjes së shkëlqyer të Dardan Berishës me ndihmën e Alban Veselit dhe Edmond Azemit. Ndeshja përfundoi me rezultat përfundimtar, 74-65.

Më meritori për këtë triumf të Sigal Prishtinës padyshim se është Dardan Berisha me 30 pikë, i cili jo vetëm sonte por shkëlqeu gjatë tërë këtij edicioni për Bardhekaltërit.

/Telegrafi/

Koshashënuesit më të mirë të Sigal Prishtinës
1 Dardan Berisha 30 pikë
2 Alban Veseli 14 pikë
3 Blerim Mazreku 12 pikë
4 Kendrick Jones 9 pikë

Koshashënuesit më të mirë të Pejës
1 Samir Shaptahu 24 pikë
2 George Oduwufa 11 pikë
3 Mario Edwards 9 pikë
4 Valdet Grapci 8 pikë

Në trend Sport

Më shumë
Trajneri i Ligës Premier reagon pas lajmeve se do ta zëvendësojë Ancelottin tek Real Madridi

Trajneri i Ligës Premier reagon pas lajmeve se do ta zëvendësojë Ancelottin tek Real Madridi

Ndërkombëtare
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Liga e Kampionëve
Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

La Liga
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Ndërkombëtare
Shorti vuri Real Madridin përballë Atleticos - reagon Sergio Ramos

Shorti vuri Real Madridin përballë Atleticos - reagon Sergio Ramos

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori