LAJMI I FUNDIT:

Hip-hopi në Kosovë dhe eksperimentet (Video)

Hip-hopi në Kosovë dhe eksperimentet (Video)

Ashtu sikur edhe në shumë zhanre të tjera muzikore, edhe muzika rap/hip-hop ka pësuar ndryshime të mëdha ndër vite. Derisa dikur te këngët rep paraqiteshin problemet e përditshme dhe kësisoj nëpërmes tyre shprehej një revoltë e madhe, sot gjërat kanë ndryshuar.

Duke qenë se në ditët e sotme një rëndësi të madhe kanë edhe videoklipet, ajo në çfarë haset në të shumtën e rasteve janë ato klipe me shumë femra të bukura, vetura luksoze e shumë para, që të bënë të mendosh se të gjithë jetojnë në një luks të këtillë, raporton Express i KTV-së.

Por, ka edhe diçka tjetër që po ndodh prej vitesh në këtë zhanër. Trendi i bashkëpunimeve të shumta ka përfshirë edhe reperët kosovarë, madje ata janë shumë të kërkuar nga këngëtarët e zhanreve të tjera, për të sjellë kështu diçka më interesante. Duke u munduar ta bëjnë këtë, shpeshherë hip-hop artistët i shohim teksa bëjnë edhe përzierja të tepruar, e që nuk i shkon aspak muzikës së tyre. Nga një gangster i rrugëve, i kemi dëgjuar teksa këndojnë këngë dashurie, duke u shndërruar në një Romeo të përvuajtur, dhe këto këngë po arrijnë të kapin miliona klikime.


Një eksperiment i tillë ishte edhe bashkëpunimi i Getoar Selimit me këngëtarin e muzikës tallava, Meda. Pjesë e këngës ishte edhe Tuna, por që ajo nuk ishte ndonjë surprizë e madhe, ashtu siç ishte Meda. Por, gjithsesi bashkëpunimi iu rezultoi i suksesshëm, pasi kënga e tyre “Ditën ta boj natë” u shndërrua në hit. Pa dyshim se kjo sikur nxiti reperët e tjerë për të vazhduar në këtë rrugë.

Një përzierje të tillë e bënë edhe grupi “Kaos” me këngëtarin Blero në këngën “Kam mall”. Më pas ishte Skivi ai që erdhi në një bashkëpunim me Nora Istrefin, e ku çudia ishte Mimoza Shkodra, po ashtu e njohur për muzikën folk. Pjesë e kësaj liste janë edhe Etnon që na befasuan në një këngë me Teuta Selimin, e tutje edhe me Sinan Vllasaliun, e më pas edhe 2 Ton me Labinot Tahirin. “Kcenja mbi tavolina” ishte një tjetër rast kur dy reper të njohur si Lumi B e Ledri Vula erdhën me Ermal Fejzulllahun, i cili gjithashtu duket të jetë më shumë i koncentruar kah muzika që sjell thjesht para.

Duke i parë eksperimentet e shumta të këtij lloji, duket se ky trend do të vazhdojë. “Surprizat” mbetet të shihen.

Në trend Magazina

Më shumë
Nusret Gokce shtron iftare falas gjatë Ramazanit për banorët e fshatit të tij: Asnjëherë mos harroni se nga vini

Nusret Gokce shtron iftare falas gjatë Ramazanit për banorët e fshatit të tij: Asnjëherë mos harroni se nga vini

Magazina

"A do të bësh fëmijë me Gjestin?", Xheneta jep një përgjigje të prerë

Magazina
Reagon Zebërvoki pas eskalimit të kamerës së fshehtë

Reagon Zebërvoki pas eskalimit të kamerës së fshehtë

Magazina
Cilat mund të kenë qenë shkaqet që çuan në humbjen e reperit Mentor Palokaj? Flet kushëriri i të ndjerit

Cilat mund të kenë qenë shkaqet që çuan në humbjen e reperit Mentor Palokaj? Flet kushëriri i të ndjerit

Magazina
Egla Ceno i del në përkrahje Gjestit: Disa e kanë

Egla Ceno i del në përkrahje Gjestit: Disa e kanë "frikë" dhe i afrohen, disa nuk guxojnë as ta nxjerrin në nominim

Magazina
Shokon Redoni: Mesazhin në 'Big Love' për Eglin nuk e kam dërguar unë, më kanë përdorur emrin tim

Shokon Redoni: Mesazhin në 'Big Love' për Eglin nuk e kam dërguar unë, më kanë përdorur emrin tim

Magazina
Kalo në kategori