Gjovalin Gjadri (1899-1974) ka qenë inxhinier i njohur i ndërtimtarisë, i shquar sidomos në ndërtimin e urave. Shkollimin e ka mbaruar në Vjenë. Por, një tragjedi jetësore do ta cyt në shkrim artistik.
Në Tiranë gjatë viteve ’30 të shekullit të kaluar, ai do të bie në dashuri me të bijën e Abdi bej Toptanit (1864-1942) – intelektual dhe patriot që ka nënshkruar Deklaratën e Pavarësisë së Shqipërisë. Quhej Zejnep, e shkolluar po ashtu në Vjenë. Por, kjo dashuri nuk mund të kurorëzohej në martesë me bekimin e Abdi beut, sepse Gjovalini nuk i takonte as rendit aristokrat të kohës e as nuk ishte mysliman (Toptanët rrjedhin nga Topiajt e Mesjetës).
Abdi beu ishte përparimtar, po jo edhe rrethi i tij. Nuk duhet harruar se Haxhi Qamili atij ia kishte djegur shtëpinë, veç pse ishte mbështetës i Princ Wiedit. Kështu, kundër dëshirës së familjarëve, Zejnepja ik nga shtëpia dhe martohet me Gjovalinin në Shkodër. Ata në Qerekë më vonë do të ndërtojnë një shtëpi, ku më 1935 lind djali i tyre, Egoni (po ashtu inxhinier i njohur që ka dhënë kontribut në ndërtimin e disa prej veprave me të rëndësishme infrastrukturore të Shqipërisë). Thonë se Abdi beu vuante që nuk e takonte të bijën dhe kënaqej kur e shihte nga larg nipin e tij.
Në fillim të vitit 1941, Zejnepja sëmuret nga tuberkulozi. Ndonëse kohë lufte e lëvizjet ishin të vështira e të rrezikshme, Gjovalini bën të pamundurën për ta dërguar atë në shërim në Itali, ku do të vdes më 15 gusht 1941. Atëherë Gjovalini do të nis t’i shkruajë letra gruas së vdekur, në gjermanisht, me një stil unik artistik dhe thellësi psikologjike e filozofike.
Në ato letra ndër të tjera thotë: “Mundem me të sigurue se në jetën teme nuk ia kam urue kurrkujt të keqen e as tash nuk ia due kujt, por me m’thanë kush se po e han dreqi tanë botën s’e kisha ça kryet aspak, aq të padrejtë e ndiej plagën që vdekja jote ka çilë tek unë”… “Nëse një Zot i mëshirshëm do t’i prirte sytë kah unë, do të duhej të ma ndalte menjëherë zemrën e s’duhej të lejonte të përjetoja dhimbjet ma mizore tue e ndie praninë tande pa e pasë vërtetë të mundun me mbërrijtë tek ti”… “Për mue vdekja s’ka ma kurrgjë të tmerrshme, përposë frikës së dyshimit se ndoshta s’kam me të takue ma”…
Këto letra janë përkthyer në shqip nga Ardian Ndreca dhe botuar tash vonë në veprën “Letra grues seme të vdekun” nga shtëpia botuese “Onufri”. Për këto letra Ismail Kadare thotë: “Vetmitë e shkaktuara prej vdekjes janë të njohura në art, por këtu është fjala për vetminë tragjike të një bashkëshorti. Është kjo, ndoshta, një nga arsyet se pse ky libër, pavarësisht nga botimet e munguara të tij, qëndron në kujtesën e disa brezave të lexuesit shqiptar, si një himn i rrallë për gruan”… Në kopërtinën e librit është portreti i Zejnep Toptanit i punuar gjatë studimeve të saja në Vjenë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Historia e gjakmarrjes së madhe në Tokën e Shenjtë, shqiptari që tentoi të ndalte Rothschildët dhe sulltani që lejoi krijimin e Izraelit

Ryshfet dhe mashtrim: Shpëtimi i 1,200 hebrenjve nga Oskar Schindler gjatë Luftës së Dytë Botërore

Historia e jashtëzakonshme e Orkestrës së Grave të Aushvicit

Ç’është socializmi?

“Në dekë të shoqit tim” - një poezi rrethane

E kaltra e rrallë e shpikur nga Qytetërimi Maja

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët