LAJMI I FUNDIT:
Prizreni 14° partlycloudy_night

“Hidroregjioni Jugor” njofton se ka rikthyer furnizimin me ujë për fshatrat e Hasit

“Hidroregjioni Jugor” njofton se ka rikthyer furnizimin me ujë për fshatrat e Hasit
Punimet e zhvilluara në pellgun ujëmbledhës te burimi i Soziut në Nashec

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” ka njoftuar se është bërë aftësimi i përkohshëm i pellgut ujëmbledhës te burimi i Soziut në Nashec të Prizrenit.

Si pasojë e dëmtimit në këtë pjesë, 14 fshatra të Hasit janë ballafaquar me probleme serioze sa i përket furnizimit me ujë të pijes.

KRU “Hidroregjioni Jugor” ka bërë të ditur se pas aftësimit të përkohshëm, është kërkuar që të bëhen edhe analizat e cilësisë së ujit dhe se pas rezultateve pozitive ka rifilluar furnizimi i rregullt me ujë të pijes për fshatrat e Hasit, raporton Telegrafi.


Gjithashtu “Hidroregjioni Jugor” ka theksuar se në bashkëpunim me nivelin lokal dhe atë qendror do të synohet gjetja e një zgjidhjeje afatgjate për pellgun ujëmbledhës te ky burim.

“Si Kompani do të vazhdojmë aktivitetet intensive, në bashkëpunim të ngushtë edhe me Komunën e Prizrenit dhe Qeverinë e Kosovës për përgatitjen e një projekti sa më profesional për zgjidhjen afatgjate të problemit të burimeve te Soziu në Nashec”, thuhet në njoftimin e KRU “Hidroregjioni Jugor”.

Lidhur me këtë çështje pat reaguar LVV-ja opozitare, duke akuzuar Komunën e Prizrenit se me punimet e saja në këtë zonë po e rrezikon furnizimin me ujë për 14 fshatra të Hasit.

Por këto pretendime janë hedhur poshtë nga kryetari i Komunës, Shaqir Totaj, i cili pat theksuar se problemi në këtë pikë ka qenë i mëhershëm dhe se nuk është shkaktuar nga operatori i kontraktuar nga qeveria komunale. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Serbia
Egla Ceno zbulon finalistët e saj të preferuar në BBVA: Kam edhe fituesin, ai është mashkull

Egla Ceno zbulon finalistët e saj të preferuar në BBVA: Kam edhe fituesin, ai është mashkull

Magazina
Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ndërkombëtare
Mijëra njerëz tashmë janë në rrugët e Beogradit - Vuçiqin e presin protestat masive

Mijëra njerëz tashmë janë në rrugët e Beogradit - Vuçiqin e presin protestat masive

Serbia
Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Premier League
Kalo në kategori