Për hidrocentralin e Zhurit janë bërë shumë studime pas luftës në Kosovë, disa prej të cilave kam pasur rastin t’i lexoj. Ka pasur edhe studime të atilla që për këtë vit në të cilin gjendemi sot parashihnin dhe përllogarisnin edhe sasinë e energjisë së prodhuar. Mirëpo, kjo nuk ndodhi shkaku se nuk u bënë investimet, që do të thotë se në këtë rast, sikur në shumë veprimtari tjera, kemi një vëllim proporcionalisht shumë më të madh të asaj që studiojmë, analizojmë, shkruajmë dhe flasim, dhe asaj që bëjmë në bazë te të gjithat këtyre. Kjo shpërputhje e madhe ndërmjet planeve në letër dhe veprimeve në terren e ka diskredituar ekspertizën pothuajse në çdo lëmi të ekonomisë, sepse planet nuk po përcillen si duhet me veprime ose veprimet po devijojnë shumë nga ajo që planifikohet, për çfarëdo arsye qofshin.
Fuqia instaluese e hidrocentralit Zhuri 1 është 230.0 MWh dhe ajo e Zhurit 2 prej 47 MWh, në një basen të përgjithshëm për grumbullimit e ujit prej 386 km2 dhe rrjedhës mesatare të ujit prej 12 m3/s ose 378×106 m3 në vit. Meqenëse duhet të respektohet një minimum biologjik ku si vlerë kryesore mund të merret norma prej 10% e rrjedhës mesatare të ujit, atëherë është e mundur të shfrytëzohet sasia prej Qrr=7.0 m3/s or Vann = 232 435 x106 m3 për prodhimin e energjisë elektrike.
Sidoqoftë, investimi në këto kapacitete dhe të gjitha hidrocentralet tjera të identifikuara në Kosovë së bashku nuk siguron më shumë se 9% të energjisë së përgjithshme që i nevojitet Kosovës për konsum. Dihet rëndësia dhe përparësia e hidrocentraleve ndaj termocentraleve, por këto nuk do të jenë në gjendje ta zbusin krizën energjetike në të cilën ka filluar të futet Kosova. Përkundër kësaj, investimet në hidrocentrale, sidomos në Zhur, është dashur të realizohen në masë bukur të madhe deri më sot, ndonëse duket se ka pasur probleme dhe pengesa rreth legjislacionit dhe kompetencave të MEM, MMPH, ZRrE, KEK, KOSTT dhe pushteteve komunale.
Nëse në këto relacione është bërë diçka ose janë tejkaluar shumica e pengesave, tash ka dalë një problem edhe më i madh që e ka vënë në pikëpyetje të madhe shpresën për realizimin e këtij projekti aq të pritur. Hidrocentrali i Zhurit jo që nuk do të ketë ndonjë ndikim kush e di sa në prodhimin e energjisë, por do ta pengoj edhe punën e hidrocentraleve në Shqipëri meqenëse ua ndal një pjesë të ujit. Pas ankesave në Shqipëri, shumë studimeve dhe analizave si dhe pritjeve të gjata kohore për investimet në hidrocentralin e Zhurit duket se u ka ardhur fundi më sigurt se kurrë më parë.
Edhe burimet alternative dhe të ripërtërishme të energjisë nuk duket se mund të na ofrojnë sasi të mjaftueshme të energjisë për një zhvillim të qëndrueshëm dhe më të shpejtë ekonomik. Alternativat e energjisë janë të ndryshme nga energjia alternative. Nuk e di sa e ka MEM-i të elaboruar strategjinë për të dytën, pra energjitë alternative. Zgjidhje më e mirë se burimet alternative ndoshta është alternativa e zëvendësimit, që do të thotë se disa segmente ose konsumatorë të energjisë elektrike mund të kalojnë në lloje tjera të konsumit të njëjtë pa përdorur energjinë elektrike. Në disa shtete të zhvilluara, si për shembull në Britani të Madhe, ngrohja dhe uji i nxehtë funksionojnë kryesisht nëpërmjet gazit ose plinit. Tek ne ky lloj konsumi mbështetet shumë në shpenzimin e energjisë elektrike, gati në tërësi për ujin e nxehtë dhe pjesërisht për ngrohjen, kuptohet nëpër qytete.
Po që se do ta bënim zëvendësimin e energjisë elektrike në këta sektorë me plin i cili kushton më lirë, atëherë neve do të na mjaftonte edhe kjo sasi e energjisë elektrike të cilën e kemi sot. Se nga do të vjen ose importohet plini për ta bërë këtë zëvendësim, kjo është çështje tjetër. Ndoshta nga Gazpromi sikur në shumë shtete të Evropës, me çka do të na bënte të varur nga Rusia. Por konsumatorit nuk i intereson shumë nëse malli më i lirë dhe më i mirë vjen nga Rusia, Amerika, Arabia, ose Kosova. Explorimi i rezervave të mëdha të gazit natyror të zbuluara në bregdetin shqiptar dhe shfrytëzimi i tij, me çka do të përfitonte edhe Kosova, është alternativa më e mirë, ndonëse për krizën energjetike në të cilën po futet Kosova, por edhe Shqipëria, koha nuk pret dhe nuk premton.
(Autori është hulumtues i lartë dhe koordinator për Kosovë i Institutit për Studime dhe Analiza të Politikave Ekonomike)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Një epokë e artë për argëtimin: Fundway dhe BALFIN Group bashkojnë forcat për të sfiduar kufijtë!

Nis një fushatë kundër shtrenjtimit të rrymës

Revolucioni i pijes energjike - GO+ Mystery fiton vëmendjen ndërkombëtare

Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania kosovare ZiuuRugs

Zbuloni rrezet e kursimeve - Konsultime FALAS për panelet solare me Muqa Solar!

Dhuro me zemër për personat me sindromën Down

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës