Qeveria dhe Ministria e Jashtme as që e komentojnë aneksin 12 pikësh të përmendur nga zv. kryeministri bullgar Karakaçanov, si kusht për nisjen e bisedimeve me BE-në. Nga Ministria e Jashtme thonë se presin feedbackun nga Sofja për propozim-planin aksionar.
“Ministrat, Osmani e Zaharieva komunikuan këtë javë. U dakorduan që ditëve në vijim të shkëmbejnë propozime nga dy palët për Planin aksionar. Gjatë komunikimit të rregullt, vazhdimisht ka shkëmbim të mendimeve dhe ideve; dy palët shpesh ndajnë propozimet dhe pikëpamjet e tyre, ku i theksojnë dhe sqarojnë pozicionet e tyre. I fundit është Plani aksionar për zbatimin e detyrimeve nga Marrëveshja për miqësi e vitit 2017, i cili është propozimi i palës sonë dhe për të cilin presim këto ditë të marrim përgjigje dhe/ose vërejtje dhe propozime nga ana e Bullgarisë”, thonë nga MPJ.
Për ministrin, Osmani problemi dypalësh por edhe zgjidhja qëndrojnë në marrëveshjen e 2017-tës dhe çdo dalje nga kjo kornizë shkakton huti.
“Zgjidhja, formula e vetme është t’i kthehemi parimeve të marrëveshjes, por të gjejmë mekanizma se si ta bëjmë më të parashikueshëm, më të shpejtë e më dinamik, që të krijojë rezultate”, deklaroi Bujar Osmani, Ministër i Jashtëm.
Zv. kryeministri bullgar Karakaçanov tha se Sofja pret përgjigje për propozim-aneksin, ndërsa zbuloi disa pika.
“Maqedonia e Veriut ka shancë të merr datë për fillim të negociatave muajin e ardhshëm ose këtë muaj, janar, nëse ulen dhe e nënshkruajnë atë aneks ndaj marrëveshjes, të cilën ne e propozojmë. Aty ka 12 pika të cilat janë shumë të qarta. E para, heqje dorë nga pretendimet historike, heqje dorë nga pretendimet për pakicë, ndryshim të sistemit arsimor”, pohoi Krasimir Karakaçanov, Ministër i Mbrojtjes i Bullgarisë.
Llogari për aneksin 12 pikësh të përmendur nga Karakaçanov kërkoi edhe opozita maqedonase. Nga partia e Mickovskit thonë se ky aneks përmban pozicione të këqija për identitetin maqedonas.
“Është turp për identitetin maqedonas, gjuhë, histori të diskutohet në emisione televizive në Sofje, pa e ditur askush në Maqedoni çfarë ka në tavolinë! Është turp në të njëjtën kohë, Dimitrov t’i bind maqedonasit se duhet të pushojnë nga kontesti me Bullgarinë, përderisa Buçkoski përgatitet për takim të ri!”, tha Stefan Andonovski, OBRM-PDUKM.
Përfaqësuesi special i Qeverisë, Vllado Buçkovski të martën ose të mërkurën udhëton për në Sofje. Përmes një komunikate, dikasteri i jashtëm, konfirmoi se periudhën e ardhshme, takimet e këtilla do të jenë të shpeshta, me qëllim ndjekjen e Planit aksionar dhe nxitjen e bashkëpunimit në të gjitha nivelet. Por pa zbuluar me çfarë porosish konkrete do të udhëtojë Buçkovski./Alsat/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

“Kemi vërejtur shumë gurë, drunj e pjesë të hekurit”, zyrtari policor tregon se si e menaxhuan protestën e 2015-ës

Maqedonci takohet me ambasadorin turk, diskutohet ndërtimi i fabrikës së municionit dhe dronëve

Nga Vulin deri te Brnabiq: Fyerjet ndaj shqiptarëve nga zyrtarë serbë ndër vite

KQZ refuzon hapjen e 177 kutive të votimit nga diaspora

A po mbesin jashtë Kuvendit, Arben Gashi nga LDK dhe Bekim Haxhiu nga PDK?

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Fjalët e fundit të Adem Jasharit, rrëfen Adnan Merovci

Armatimet, çekët me sytë nga Uzina e Mjekësit - duan partneritet me Shqipërinë në mbrojtje

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi