Heroit të integritetit
Dhimbjet e plagëve të Kosovës së dalw nga lufta ishin të mëdha, për mijëra të vrarë dhe të zhdukur që nga fillimi i jetës së saj në liri, gjetja e të cilëve nuk ka përfunduar dhe pritet ende edhe sot. Por plagë të reja dhe të vjetra u thelluan edhe më tepër, pas tendencave afro 12-vjeçare të strukturave kriminale serbe, të ndihmuara nga Serbia, UNMIK-u e herë-herë edhe nga EULEX-i, për zhvatjen e një pjese të territorit të Kosovës, në veriun e vendit tonë.
Përkundër durimit të treguar nga qeveria e Kosovës dhe shqiptarët në përgjithësi, për vite me radhë, dhe të gjitha përpjekjeve për stabilizimin e gjendjes përmes bisedimeve me faktorin ndërkombëtar, si dhe bisedimeve të fundit direkte me Serbinë, në veri nuk u arrit kurrë që të stabilizohej gjendja, lulëzonte edhe krimi i organizuar nën regjimin e sundimit të bandave kriminale atje.
Madje edhe ata që i patëm ftuar si miq dhe mekanizma me përvojë për ndihmë në vënien e rendit dhe ligjit edhe në atë pjesë të vendit, ata më shumë heshtnin me indiferencë, e jo rrallë edhe ndihmuan keqësimin e gjendjes atje, ku harta e Kosovës kërcënohej haptas që të shqyhej duke u tërhequr sa andej sa këndej, mbi të cilën fare e papenguar përveç bandave kriminale, mbi te kishte ngulur thonjtë fort edhe vet Serbia, duke humbur gjithë drejtpeshimin e shtetit të Kosovës në atë pjesë vitale të territorit tonë.
Dhe kohët e fundit për veriun e vendit, nuk flitej më vetëm mbi humbjet qindra milionëshe të buxhetit të Kosovës nga kontrabanda në kufijtë e pakontrolluar, por gjithnjë e më shpesh edhe për ndarjen e asaj pjese dhe bashkëngjitjen e saj Serbisë. Bile, përfaqësuesi serb Goran Bogdanovic, para kamerave televizive, deklaronte hapur se gjendja e atjeshme nuk duhet të ndryshohej, sepse qenka fryt i përpjekjeve të tyre 12-vjeçare për tjetërsimin e veriut nga shtetësia Kosovare, dhe përshtatjen e asaj pjese për zhvatje nga Serbia.
Ndaj ishte momenti i fundit që institucionet kushtetuese, të ndërmerrnin diçka serioze dhe konkrete për shtrirjen e integritetit territorial në gjithë vendin dhe vënien e rendit dhe ligjit edhe në atë pjesë të Shtetit tonë të ri përkundër vështirësive dhe sakrificave, jo të vogla për ne.
Kështu që Qeveria e Kosovës e përkrahur unanimisht nga të gjitha partitë politike, të gjitha shoqatat e grupet e mundshme, si dhe popullata shumicë e vendit në tërësi, me datën 25 korrik të këtij viti, filloi aksionin e domosdoshëm dhe të shumëpritur, të përgatitur dhe udhëhequr me shumë sukses nga pjesa më e ndritshme dhe më e besueshme institucionale, siç është Policia speciale e shtetit për ruajtjen e rendit dhe ligjit në vend, të cilës me të drejtë iu besua vendosja e integritetit të nëpërkëmbur territorial dhe kontrollit shtetëror edhe në pjesët e çakorduara ligjore dh institucionale të shtetit për afro 12 vite, që nga liria e vendit tonë.
Ata e kryen detyrën me devotshmëri të plotë, duke vënë kontrollin e munguar ndër vite edhe në dy pikat e rrezikuara kufitare, për të cilat u kërkuan trimëri, guxim vendosmëri dhe sakrifica të dhembshme, ku gjatë aksioneve të rivendosjes së rendit e ligjit dhe kontrollit shtetëror në ato pjesë, u plagosën disa dhe humbi jetën edhe një hero i rivendosjes së integritetit tonë shtetëror, polici i nderuar 32-vjeçar, Enver Zymberi, i cili e përfundoi aksionin me aq përkushtim duke dhënë edhe jetën për shtetin e tij.
Shpresojmë që mundi dhe detyra e tyre e kryer me aq sukses dhe nder, ta forcojë rendin dhe ligjin si dhe shtetësinë e Kosovës atje, për të cilën u sakrifikua edhe polici i njësisë speciale, emri i të cilit nderon vendin ku ra dhe pikën kufitare të cilën ai me shokë e çliruan.
Rënia e policit Enver Zymberi është rënie nderi për shtetin dhe popullin e Kosovës, ndaj akti i tij meriton të përkujtohet me pietetin e heronjve të mbrojtjes së shtetit dhe integritetit territorial të vendit, dhe pika kufitare ku ai derdhi gjakun e njomë duhet të emërtohet sipas emrit të tij i cili do të jetë gurthemel i mbrojtjes së kufijve tanë nga të cilët nuk guxon më askush të tërhiqet .
I përjetshëm qoftë kujtimi për heroin Enver Zymberi, dhe rënies së tij, përgjithmonë LAVDI!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ditë e re, provokim i ri për të mos reaguar - kësaj radhe në shtëpinë e BBVA futet Livia për të zgjuar banorët nga gjumi

I dërguari i Trumpit largohet nga Moska pas një takimi me Putinin - ai ka një mesazh të rëndësishëm për SHBA-në

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Xheneta reagon pasi takoi Gjestin në BBVA: Hiç prej shtëpisë mos me dalë, si ti 100 i gjejë

Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës