Ministri i Financave Avdullah Hoti i shoqëruar nga ministrja e Tregtisë dhe Industrisë Hykmete Bajrami sot gjatë vizitës në komunën e Vitisë janë pritur në takim nga kryetari i komunës Sokol Haliti, nga i cili u njoftua për të arriturat e komunës së Vitisë, sidomos në inkasimin e të hyrave komunale, inkasimin e borxheve të akumuluara duke shfrytëzuar implementimin e Ligjit për Faljen e Borxheve Publike, për projektet zhvillimore dhe financiare të kësaj komune, si dhe për projektet të cilat ndikojnë në zhvillimin ekonomik dhe mirëqenien e qytetarëve.
Ministri Hoti tha se komuna e Vitisë ka arritur që të krijoj një ambient më të mirë për të bërë biznes dhe gjithashtu shprehi përkrahjen e tij dhe të Qeverisë së Kosovës në realizimin e projekteve të cilat ndikojnë drejtpërsëdrejti në jetën e qytetarëve të kësaj komune.
Ndërsa kryetari i Vitisë Sokol Haliti tha se do të ndërtojnë Parkut të Biznesit.
Gjatë qëndrimit në Viti, Ministrat vizituan Kompaninë “Euro Fisi” ku u njoftuan nga afër për prodhimin e stiroporit dhe për ndikimin e lehtësirave për prodhimet vendore.
Pronari i Kompanisë “Euro Fisi” Ismajl Shallti bëri të ditur se “Që nga viti i kaluar kanë filluar ti ndiejnë lehtësirat që ka marrë Qeveria e Republikës së Kosovës për prodhuesit vendorë.
Sipas tij, lehtësira e parë për ta ka qenë mos pagesa e TVSH-së në kufi dhe e dyta lirimi nga taksat doganore për importimin e makinerisë prodhuese.
“Ne tashmë e kemi sjellë në fabrikën tonë makinerinë për prodhimin e rrjetave fasaduese me përbërës (fibra qelqi) edhe për këtë hasëm në lehtësira nga Qeveria e Republikës së Kosovës, me qenë se të gjitha makineritë prodhuese i kemi futur në Kosovë pas një taksë doganore. Kjo mos pagesa e taksave doganore në kufi është një lehtësim i madh për ne si prodhues.
Ai gjithashtu bëri të ditur se me ardhjen e ministrit Avdullah Hoti në Ministrinë e Financave, ne si biznese kemi një vullnet më të madh për të punuar, sepse po e shohim më nga afër përkrahjen e shtetit për prodhimet tona, si mundësinë për hapjen e tregut të punës dhe plasimin e prodhimeve edhe jashtë Kosovës. /Telegrafi/
Ndërsa, Ministri Hoti edhe njëherë shprehi përkrahjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës për të gjitha komunat në Kosovë, veçanërisht për krijimin e kushteve sa më të mira për bizneset në vend si mjeti më i mirë dhe i vetëm për zhvillimin ekonomik të Kosovës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

A keni fatura të larta të energjisë elektrike? UniSolar ofron zgjidhje ekonomike dhe ekologjike për ju!

Djathi Akadia: 4 arsye pse është djathi nr. 1 i rekomanduar për muajin e Ramazanit

Trump dyfishon tarifat shtesë për të gjitha importet kineze në 20%

Ramazani me kursime: Zbuloni zbritjet në Emona Center

Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës